Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se rëndësia e këtij segmenti të autostradës është e rëndësishme edhe për kompletimin e punimeve të autostradës.
Zharku në këtë prezantim tha se për përfundimin e rrugës së 7-të kanë kërkesa që të kryhet sa më shpejt edhe nga Shqipëria.
Ai ka thënë se kjo gjë u është thënë edhe në vizitën e fundit që ka pasur atje, së bashku me Presidentin Thaçi.
Zharku ka falënderuar Bankën Botërore për Zhvillim dhe Ndërtim dhe Bankën Europiane për Zhvillim të cilat po përkrahin investimet në infrastrukturë.
Po ashtu ai bëri të ditur se në fund të viti do të nënshkruhet marrëveshja për rrugën Pejë-Kiev, si dhe Prishtinë-Gjilan.
























