Gjykata e Arbitrazhit ka marrë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke i dhënë tre pikët Shqipërisë. Sot, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) i ka dhënë tre pikët në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e 14 tetorit kundër Serbisë. Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët morën atë që meritonin me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë ranë viktimë e dhunës dhe thirrjeve shoviniste nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vend të dytë në Grupin I me 10 pikë, aq sa edhe Danimarka por me një ndeshje më pak
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














