• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria e Edward Lear

05/08/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Shqipëria e Edward Lear

05/08/2015
in Histori

Nga Dorian Koçi

Njohja dhe rizbulimi i Ballkanit në shekullin e XIX dhe fillimet e shekullit të XX në Evropë është një proces i cili nuk u zhvillua vetëm si një rizbulim gjeografik por dhe si një zbulim kulturor.
Ky konstatim është akoma dhe mëse e vërtetë sidomos kur flasim për territoret shqiptare në Ballkan pasi në kuadër të Grand Tour-it destinacioni i zakonshëm ishte Greqia që krijonte një tërheqje të veçantë me kulturën e lashtë antike dhe pak a shumë këto territore ishin rrahur dhe më parë nga udhëtarë evropianë qoftë si diplomatë apo dhe si turistë kulturorë.
Për publikun e atëhershëm britanik ashtu siç shkruante studiuesi Eduard Gibon në veprën e vet “Dobësimi dhe rënia e Perandorisë Romake”(1807), “Shqipëria ishte po aq e panjohur sa dhe brendësitë e Amerikës”[1] Mirëpo zbulimi kulturor nuk shërbeu vetëm si kënaqësi estetike e zbulimit të një kulture të re etnografike por në një farë mënyre me shkrimet ku u pasqyrua ky kontakt me këtë kulturë u bë përgjegjës dhe për njohjen dhe perceptimin e Ballkanit dhe popullsive të tij në Evropë.
Një sërë ndryshimesh fondamentale në vetvete në Evropë,si Revolucioni Francez, fenomeni i udhëtimit, Romanticizmi,Ekzotizmi,Orientalizmi e Filohelenizmi e shoqëruan këtë njohje duke lënë pak a shumë gjurmët e tyre në këtë rinjohje dhe ritakim të Ballkanit me Evropën pas ndarjes së pariparueshme në dy kampe armiqësore që kish pësuar bota e Mesdheut pas daljes dhe protoganizmit të Islamit në këtë rajon.
Ndërmjet burimeve më interesante dhe relativisht të pakta për studimin e historisë sociale të popujve të gadishullit ballkanik janë një varg veprash të udhëtarëve britanikë të cilët udhëtuan në rajon në kërkim të kënaqësisë apo kuriozitetit dhe dëshirës për të mësuar më shumë për rajonin[2] ose për ti shërbyer vendit të tyre si diplomatë.
Territoret shqiptare si pjesë e Ballkanit zgjojnë interesin e udhëtarëve të huaj kryesisht në fillim si territore fqinje me ato greke vende ku kishte lindur kultura e lashtë që i kish magjepsur. I pari që e ndërmerr këtë rrugë i nisur thjesht për arsye diplomatike është oficeri anglez i zbulimit William Martin Leake më 1805 dhe pas tij është udhëtimi i njohur i Lord Byron dhe Hobhouse në 1809. Sidomos ky udhëtim i dy aristokratëve të rinj anglezë hapi siparin e një sërë udhëtimesh të tjera nga mjekë, pastorë protestant,ushtarakë etj shtresa të popullsisë , të cilët shkruan një sërë veprash dhe shënimesh udhëtimi që bënë të mundur krijimin e një situate orientaliste dhe ekzotizmi në imagjinatën angleze.
Mirëpo udhëtimeve të Leake në Shqipëri dhe Greqi dhe të Lord Byron dhe Hobhouse, përpos përshkrimeve shumë të sakta gjeografike, historike dhe kulturore apo dhe përshkrimeve poetike do tu mungonte paraqitja grafike dhe panoramike origjinale e viseve që ata vizituan. Vetë Leake mesa duket nuk ka patur talent për të pikturuar pasi kur ai skicon një hartë topografike të brigjeve shqiptare dhe ia dërgon Shtabit Britanik të Luftës,kërkon ndjesë “për ndonjë gabim apo pasaktësi, pasi siç e dini unë nuk jam një skicograf i mirëfilltë por rrethanat më kanë detyruar ta bëjë punën e tij.”[3]Gjithsesi kur u botuan veprat e tij dhe shënimet udhëtimit të Hobhouse dhe vepra poetike e Bajronit, ato u shoqëruan me skica dhe panorama që i korrespondonin më shumë imagjinatës sesa realitetit.
Mes piktorëve të tjerë që ilustruan veprat voluminoze të Leake ishte dhe Edëard Lear (1812-1888), peizazhist, piktor dhe poet i periudhës Viktoriane në Britani. [4]Pavarësisht sepse është i përmendur më shumë sot për “vargjet e tij origjinale e pa kuptim për fëmijët në letërsinë angleze”[5], Lear në fushën e studimeve ballkanike përmendet për ditarin e vet “Journal of a Landscape Painter in Albania” i botuar për herë parë më 1851.
Ditari është pasqyrim i mbresave dhe shënimeve të udhëtimit që Leare ndërmori në Shqipëri më 24 shtator –4 nëntor 1848. Janë të shumtë udhëtarët dhe piktorët të nxitur dhe të joshur nga ekzotizmi i veprave të Byron dhe veprës së Hobhauzit “A journey through Albania and other European provinces of Turkish Empire” që vizituan dhe skicuan Epirin dhe Greqinë por asnjëri prej tyre nuk vizitoi veriun e Shqipërisë dhe ish-kryeqendrën e rezistencës shqiptare në shekullin e XV, Krujën.
E veçanta e Lear-it nuk është vetëm fakti se ai hyri nga lindja e Ballkanit( porti i Selanikut) por se udhëtoi gjatë e thellë në drejtimin jug-veri. Vetë Lear ndihet krenar për udhëtimin e ndërmarrë pasi thekson në ditarin e vet se është i “vetmi anglez që jep të dhëna për disa vende si pjesa e maleve Akrokerane, Kruja e rrethinat e Ohrit”[6].
Një nga karakteristikat e udhëtarit britanik në gjysmën e shekullit të XIX ishte se ai zakonisht e zgjidhte kauzën të cilën dëshironte të përkrahte përpara se të fillonte udhëtimin.[7]Lear bënte pjesë në këtë kategori udhëtarësh, pasi duke qenë para së gjithash një peizazhist dhe ilustrues me një ambicie të madhe,ai vazhdimisht ishte në kërkim të piktoreskes dhe sublimes të inspiruar nga panoramat e Mesdheut.[8]Për 10 vjet Lear kish jetuar në Itali duke krijuar pamje të mrekullueshme nga provincat gjithë diell të Italisë, ndërsa një njohje e rastësishme me presidentin e universitetit të Korfuzit Mr. Bouen e bën atë fillimisht të vizitojë ishullin dhe pastaj Athinën e Kostandinopojën.
Pasi kthehet në Greqi planifikon të vizitojë Malin e Shenjtë por në Selanik e njoftojnë se rrugët për të shkuar aty janë mbyllur për shkak të kolerës kështu që vendos të udhëtojë në të vetmin drejtim rruge të hapur, nëpër Maqedoni dhe Shqipëri.[9] Është pikërisht ky moment kur ai i shkruan së motrës së vet Anës “se më tepër jam i prirur ndaj një udhëtimi në Shqipëri e cila është përsosmërisht e qetë.”[10] “E qetë” është një mbiemër që tërheq vëmendjen në këtë frazë. Gjatë gjithë udhëtimit të tij nëpër Shqipëri Lear do të përpiqet vazhdimisht që të gjejë sa më shumë kohë e qetësi për të përmbushur kauzën e vet dhe do të jetë indiferent ndaj zhvillimeve në rajon. Ai përmend, aty-këtu se në vend ka pasur një kryengritje nën prijësin Zuliki( Gjon Leka), çka i ka detyruar otomanët të ndërmarrin masa duke mos u lejuar më popullsinë e jugut të Shqipërisë të mbajnë armë, por është komplet indiferent të përshkruajë apo të japë detaje se cilat janë shkaqet e kësaj kryengritje. Si një profesionist skrupuloz që është, qëllimi i tij është e thënë me fjalët e veta në një letër që i dërgon mikut të tij Fortiskju në 1848 që të “aftësohem për të përkryer pamjet e ndjenjat e panoramave që e di se janë brenda meje”.[11]
Lear ia del mbanë vërtetë që të krijojë panorama të mrekullueshme madje njëra nga to “The mount Tomor”inspiron dhe poetin e madh anglez Alfred Tennison që të shkruajë një poezi kushtuar Lear[12].
Por qoftë pikturat apo dhe ditari i mëvonshëm shërbejnë për të përcjellë një perceptim të gabuar të Shqipërisë në publikun britanik. Shqipëria e asaj kohe madje dhe viset e Maqedonisë vuajnë nën degradimin e pushtetit perandorak otoman kurse këto piktura dhe stili tërheqës i ditarit përcjellin një “peizazh idilik e vendas piktoresk(….) me të gjitha komfortet e aristokratëve”[13]. Për më tepër duke qenë një personalitet i formuar me poezinë e romantikëve dhe veçanërisht atë të Lord Byron, tek ditari i Lear gjenden gjurmë të sublimes që është e “bukur,e egër dhe frikëndjellëse”[14]. Mirëpo kjo formë e sublimes nuk shërben vetëm për pasqyruar peizazhet piktoreske të Shqipërisë por vesh me ngjyrim negativ vetë Shqipërinë si një “vend të një habie të egër”, i mbushur plot me “vende të çuditshme” dhe “të paqarta” dhe me grupe etnike të “ngatërruara” që rrisin “një racë të egër” të njerëzve[15].
Këto përcaktime të Lear që në fakt i ngjajnë një antropologu sesa një peizazhisti duken të çuditshme kur sjell ndërmend eksperiencën shumë sipërfaqësore vëzhguese ndaj shoqërisë që kish demonstruar Lear në Shqipëri krahasuar kjo me shërbimin dhe zellin ndaj kauzës që kish zgjedhur që në fillim të udhëtimit. Për më tepër gjatë udhëtimit Lear pati shumë pak kontakt me popullsinë vendase, përveç atyre që i shërbyen atij.
Kontaktin më të shumtë ai e pati me ‘shtresën e lartë’:doktorë të huaj, staf konsullatash, priftërinj dhe më së shumti qeveritarë Otomanë dhe pronarë tokash. Edhe pse ai ankohet se këta bejlerë dhe pashallarë (…) të humbin shumë kohë me ceremonira(faqe 60), ata i ofrojnë Lear-it jo vetëm rastin për të biseduar, ushqim dhe strehim të përshtatshëm- lukse jo shumë të vlerësuar në vende të egra si këto(faqe 69)- por gjithashtu dhe një mbrojtje të sigurtë duke e pajisur atë me letra rekomandimi dhe shoqërimin e një kafazi të armatosur.[16]Pritja që i bëhet atij në Krujë nga qeveritari Ali Beu është e denjë si një pritje aristokratike në çdo vend tjetër, madje në të ka dhe gjurmë qytetërimi pasi “i interesuar të mësonte ca më shumë nga Evropa, djaloshi zyrtar i Krujës e pyeti për anijet pa vela e karrocat pa kuaj”[17].Aq më tepër që përshkrimet e jashtme që ai u bën njerëzve të thjeshtë në Shqipëri duke i perifrazuar si “racë e egër” nuk janë as më shumë dhe as më pak në frymën e përshkrimeve dikensiane që mund ti gjeje në të gjitha rrethinat e Londrës e janë mbizotëruese kryesisht në romanin “Oliver Twist”.
Arsyeja që e shtyn Lear që të jetë kaq me paragjykime në përshkrimet e tij rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve është se Lear ashtu si është profesionist skrupoloz në fushën e pikturës kërkon të bëhet i tillë dhe në atë të shkruarit të ditarit të udhëtimeve. Ai shkruan saktësisht çfarë publiku dëshiron të lexojë-imazhet e çuditshme, të egra dhe konfuze të një vendi të largët, por dhe të afërt sepse ndodhet në Evropë , me pak fjalë një zonë periferike barbarizmi dhe konflikti.
Në gjysmën e shekullit të XIX Britania ishte në kulmin e fuqisë së saj koloniale, veçse imperializmi i shfaqur tek ditari i Lear nuk është ai klasiku i shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe shfrytëzimit ekonomik të një vendi, por është një imperializëm i imagjinatës i cili kërkon të shfrytëzojë burime sociale kulturore dhe imazhesh të huaja për të krijuar industrinë e zbavitjes-libra udhëtimi.[18]
Udhëtimi në këtë rast nuk mund të gjykohet si shprehje e një forme të ndryshme kolonializmi, në të cilin historia dhe ideologjia, dhe jo territori i një vendi pretendoheshin,që pushtoheshin dhe aneksoheshin si është rasti i udhëtimeve në Greqi, por mund të gjykohet si një shprehje e nxitjes së imagjinatës ekzotike nëpërmjet imazheve fatkeqe dhe të ekzagjeruara të Shqipërisë.
Prej këtij paragjykimi dhe imperializmi të imagjinatës ku ftohet lexuesi të marrë pjesë, në ditar mbizotërojnë skenat e qyteteve “të varfër dhe të shpifur”(faqe 60), “ndyrësia” e haneve(faqe 60) dhe “vështrimi i vrazhdë dhe i egër”(faqe 54) [19]i banorëve sesa e gjendja e mjerueshme të drejtave të popullsisë Shqipërisë, arbitrariteti, dhuna e intolerenca fetare nën regjimin despotik otoman. Si rezultat i këtij përshkrimi lexuesi ashtu si dhe Lear e ka të lehtë të nxjerrë përfundimin se Shqipëria është një vend i “çuditshëm dhe i frikshëm”.(faqe 145).
Sigurisht nuk mund të pretendohet se Lear kish dijeni të plotë të për këtë prirje imperialiste në ditarin e vet. Kjo ndodhte thjesht se ai si gjithë udhëtarët britanikë të epokës Viktoriane e “ndjenin veten pjesë të një kulture superiore e të vërtetë, vlerat, traditat dhe vlerësimet e së cilës ata natyrisht i mbronin kur përballeshin me atë –ç’ka ata-e nënkuptonin si një kulturë inferiore të shprehur të Ballkanit”.[20]
Ditari i Lear “Journal of a Landscape Painter in Albania” është një libër udhëtimi klasik i cili la një gjurmë të veçantë në krijimin e imazhit dhe perceptimit të Shqipërisë në Angli. Si i tillë ai meriton një vëmendje të veçantë jo vetëm për të identifikuar tablotë e mrekullueshme që e shoqëruan por dhe forcën e fjalës së shkruar që krijoi imazhe të caktuara dhe pati një impakt të madh në botën anglosaksone.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021
Previous Post

(Provokacja)…Kroatët festojnë Ditën e Pavarësisë – Aty valon edhe Flamuri kuq e zi

Next Post

Presidentja kroate serbëve: Shkunduni nga mitet dhe mashtrimet

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Presidentja kroate serbëve: Shkunduni nga mitet dhe mashtrimet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.