• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria, 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

24/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëria, 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

24/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

ROMEO GURAKUQI

25-vjetori i rënies së regjimeve diktatoriale komuniste në Europën Lindore është një moment i rëndësishëm reflektimi, analize krahasimore, në pikëpamje politike dhe historike, që për Shqipërinë, e nisur e fundit në atë rrugë dhe e mbetur ende mjaft larg pritshmërisë së publikut, të forcave progresiste dhe vendeve mike, merr një rëndësi të posaçme. Procesi i rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë një revolucion jo i kthjellët, i vonuar më shumë se një vit, në raport me vendet e tjera ish-komuniste, i karakterizuar nga lëshime të padëshiruara të pushtetit, të cilat janë alternuar me përpjekje shtrënguese të tij, por që në rezultante lëshimet bënë progres për shkak të presionit gjithnjë e në rritje të publikut dhe trendit ndërkombëtar demokratizues. Rënia e komunizmit është zhvilluar në formën e goditjeve me një rritje graduale në intensitet, që mori sistemi i krijuar nga diktatori Hoxha dhe vazhduesi i tij Alia, në një hark kohor që fillon nga 14 janari 1990 dhe që përfundon i paqartësuar më 23 mars 1992. Është historia e veçantë e rënies se diktaturës staliniste më represive të Europës Lindore, që nuk arriti të prodhojë dot as edhe një periodë të shkurtër reformizmi në gjysmë shekulli histori të saj, në vendin më të prapambetur, më të varfër dhe më të izoluar. Është rënie e turbullt, sepse nuk prodhoi standardin e lirisë së garantuar, u karakterizua nga mungesa e një disidence reale në udhëheqësinë politikëbërëse të vendit, nga mungesa e një strategjie të qartë dhe vendosmërie në bërjen e reformave ekonomike, konstitucionale dhe legjislative, të përshtatshme për një vend të prapambetur agrar, me jetë urbane të zhvilluar në mënyrë të pamjaftueshme, me një ekonomi në kolaps të plotë dhe infrastrukturë gati tërësisht të pakrahasueshme me çdo vend tjetër të Europës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rënia e Regjimit

Në klimën pak më liberale që filloi të ndihej në vendet e tjera të Europës Lindore, Ramiz Alia e kuptoi se do të duhej ta drejtonte vendin për të dalë jashtë vetizolimit, por nuk e ka pasur asnjëherë të qartë se mekanizmi i daljes reale nënkuptonte rënien e sistemit të brendshëm dhe transformimin rrënjësor të tij. Ai mbeti deri në fund si një nga komunistët më të pandryshuem që mbijetoi edhe në periudhën postrevolucionare, edhe atëherë kur Europa u shokua thellësisht nga kushtet e varfërisë ekstreme, që zbuloi mu në zemër të saj. Komunistët nuk u përmbysën nga pushteti deri në vitin 1992-shin. Tranzicioni gati dyvjeçar deri në rënien nga pushteti politik i shërbeu udhëheqësisë komuniste për të riorganizuar pozicionin e saj ekonomik dhe për të garantuar një rënie sa më të lehtë, një mbijetesë në kushtet e reja historike, duke harruar transparencën dhe pastërtinë e figurave politike. Revolucioni është zhvilluar në formën e ngjarjeve sociale, që jepnin goditje mbi politikën e ditës. Është shprehur me demonstrata, greva dhe përpjekje për emigrim masiv. Ato filluan me rënien e bustit të diktatorit Stalin, më 14 janar 1990, në Shkodër, vijuan ngjarjet e ambasadave më 2 korrik 1990, me hapjen revolucionare të institucioneve religjioze më 11 dhe 15 nëntor 1990 në Shkodër, me protestat studentore në dhjetor 1990 dhe shpalljen e pluralizmit politik, rënien e monumentit të diktatorit Hoxha më 20 shkurt 1991, eksodin e marsit 1991, zgjedhjet e kontrolluara të 31 marsit 1991 dhe përmbysjen e përgjakshme të pushtetit komunist në Shkodër dhe në veri të vendit më datë 2 prill 1991. Por komunistët nuk u përmbysën nga pushteti në Tiranë dhe në pjesë tjetër të vendit. Shqipëria pas prillit 1991 futet në periudhën e një gjysmë tranzicioni, një vend shumë i ndryshëm nga pararendja: filloi të rrisë lidhjet me botën e jashtme, një vend në të cilin komunistët do të duhej tashmë të luftonin me zgjedhje për ta mbajtur pushtetin në konkurrencë me partitë e tjera. Rënia e vitit 1992 nuk nxori dot një produkt politik dhe institucional të mirëfilltë liberal, demokratik dhe europianist dhe nuk pati gjatë gjithë periudhës parademokratike një udhëheqje të shkëputur njimendësisht nga e kaluara dhe trashëgimia komuniste. I gjithë procesi në Shqipëri u zhvillua në kushtet e mungesës gati të plotë të disidencës intelektuale liberale, për shkak të dekapitimit fillestar të saj. Për rrjedhojë, procesi transitiv është kontrolluar nga një grup politik me prejardhje nga PPSH, rebelë të vërtetë ose të stisur ndaj saj, që nuk e morën shumë herë seriozisht detyrën e ngarkuar demokratikisht dhe mbase nuk e kuptuan misionin e ngarkuar nga momenti historik, për shkak të nivelit të tyre të papërshtatshëm arsimor dhe kulturor. Në qoftë se integrimi në institucionet ndërkombëtare ka qenë një proces relativisht i lehtë, reformat e brendshme kanë ecur ngadalë dhe me vështirësi të konsiderueshme, të shkaktuara nga pozicioni i linjës së ashpër socialiste dhe mungesa e qartësisë, vendosmërisë dhe e vullnetit europianist të udhëheqësisë demokratikase. Që nga periudha e gjysmë tranzicionit e tutje, jeta e brendshme politike u përqendrua në një betejë në mes pasuesve të komunistëve në PSSH dhe kundërshtarëve të tyre në PDSH, të cilët në planin praktik, në qoftë se deri në fitoren e tyre në pushtet më 1992-shin ruajtën bazamentin e një lëvizjeje gjithëpërfshirëse popullore për përmbysjen e autoritarizmit postkomunist, pas vitit 1994 gradualisht u shndërruan në një parti sektare, populiste, e drejtuar me të njëjtat teknika, sikurse partitë e demokracisë fasadë të vendeve autoritare. Asnjëra prej dy partive politike kryesore të skenës nuk arriti të çlirohet lehtësisht dhe të lërë mënjanë aspiratat e mbizotërimit si një parti e vetme në pushtet. Kësisoj, rruga e transicionit të këtij vendi nuk ka qenë e lehtë dhe procesi transformativ i Shqipërisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet një rrugë ende e papërfunduar, e ndërprerë nga ngjarje antidemokratike dhe antishtet, që kulmojnë me dështimin e zgjedhjeve të lira 1996, kolapsin financiar dhe krizën e vitit 1997, tronditjet politike të shkaktuara nga aferat korrupsioniste të viteve 2003-2005 dhe 2011-2013 dhe, në vijim, me radikalizmin majtist të fundvitit 2013-2014, që periodikisht shformuan parlamentarizmin dhe e kanë bërë ineficente skemën aktuale konstitucionale të Republikës Parlamentare. Vendi vërtet ka pësuar progres material, që koha dhe pjesëmarrja në një sistem global e prodhon vetvetiu, por 25 vite të kaluara nga lindja e ëndrrës së lirisë kanë qenë të mjaftueshme për themelimin e një demokracie funksionale, gjithëpërfshirëse, një sistemi kushtetues që garanton të ardhmen në paqe dhe liri, një sistemi administrativ koherent, tradicional dhe modernizues dhe një rendi ekonomik eficient liberal, jashtë informalitetit, klientelizmit, nepotizmit dhe të pavarur nga falangat e krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria krahasuar me vendet europiane

Shqipëria zyrtare ka pasur gjithmonë dy qasje krejtësisht të ndryshme dhe dyfaqëshe: njëra është ajo e sjelljes me ndërkombëtarët: bindje perfekte, përulësi që fsheh prapa një mendje tjetër. E dyta ka të bëjë politikën e brendshme dhe sjelljen e qeverive ndaj qytetarëve të saj. Në planin ndërkombëtar: Shqipëria ka përthithur të gjithë legjislacionin e BE për sektorët e veçantë, është anëtare e NATO-s, ka fituar statusin e vendit kandidat në BE, ende nuk ka hapur negociatat, të cilat do të mundësohen në momentin kur do të plotësohen dhe zgjidhen problematikat e verifikuara nga progres-raporti. Do të duhet të saktësojmë se rruga për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë dhe e shkurtër, nuk u është përgjigjur aspiratave të një vendi me nevoja kompensuese zhvillimore për të kapur tempin e modernitetit, nuk mbart ende një qëndrueshmëri të pakthyeshme zhvillimore dhe e gjithë kjo rrugë është drejtuar nga skuadra politike e administrative me mangësi të theksuara menaxheriale dhe edukative.

1. Vendi ynë karakterizohet nga një integrim ekonomik ende fillestar në Europë. Shqipëria është vetëm një oborr i vogël i pasmë i Europës dhe shumë larg inkuadrimit në ekonominë komunitare.

2. Vendi karakterizohet nga mosfunksionimi permanent i institucioneve me efektshmëri, nga moszbatimi i saktë dhe i duhur i legjislacionit të miratuar në përputhje me kornizat e BE dhe kjo i përket gjithë harkut kohor 2010-2014. Defektet institucionale, duke qenë defekte sistemi, shtrojnë nevojën e një reforme kushtetuese të gjithanshme, për shkak se ky sistem aktual, i ndërtuar nga Kushtetuta e vitit 1998, e ndryshuar dhe dobësuar edhe më tutje në vitin 2008, ka prodhuar kriza politike në vijimësi, politika klienteliste dhe nepotike në konflikt permanent interesi, duke zhbalancuar parimin e ndarjes e kontrollit mes pushteteve. Pra, bëhet fjalë për një kushtetutë të vjetruar pa lindur mirë, për shkak se është prodhuar pa pasur parasysh vendin për të cilin do bëhej dhe pa ekspertizën studimore për këtë qellim. Përvoja e sjelljeve, sidomos governative, po dikton çdo ditë e më shumë se sistemi qeverisës ka nevojë të rindërtohet duke filluar nga krijimi i dy pushteteve të zgjedhura drejtpërdrejt që balancohen dhe nga një ligj mbi të drejtat e njeriut, që të përfshijë pjesën më të madhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR) brenda ligjit të brendshëm shqiptar. Legjislacioni ynë gjegjës, nga përvojat e fundit të sjelljes së qeverive me Policinë e Shtetit si organ i pavarur, po del se ka nevojë të riformulojë thelbin e të drejtave: pra, të drejtave ligjore të shkruara në gjuhën e zakonshme të lirisë negative, ose të asaj që quhet “liria nga ndërhyrja e pajustifikuar”. Shqipëria, në vend që të ndjekë shembullin e demokracive perëndimore, po devijon natyrën e shtetit drejt autoritarizmit me fasadë të imponimit të shtetit të së drejtës.

3. Shqipëria, 25 vite pas rënies së Murit të Berlinit, drejtohet nga një klasë politike me adoleshencë të tejzgjatur, që riciklon në çdo mandat qeverisës sëmundjet pararendëse. Sot, në vjeshtën e vitit 2014, vendi është në një regres politik të brendshëm, për shkak të asgjësimit të parlamentarizmit, të shprehur nga dy përbërës: a. një bojkot i pajustifikuar në përmasën reale nga një opozitë e papërgatitur për mision demokratik; dhe b. një dhunë kartoni imponues, në kundërshtim me procedurat e një vendi me demokraci parlamentare nga ana e një pozite arrogante. Në vitin 2014, vendi ndodhet qartësisht nën një qeverim me prirje autoritare të majta, me koperturë modernizuese, që ushqehet nga një frymë njerëzish të vjetër të botës jo demokratike, që u janë bashkëngjitur socialistëve të vërtetë progresistë, gjë që s’ka asgjë të përbashkët me socialdemokracinë europiane, ku udhëheqësia aktuale qeverisëse bën pjesë organizativisht. Nën justifikimin e vendosjes së ligjit, rendit, shtetit të së drejtës, europianizimit, që qeverisja kaotike e demokratiko-integriste la pas, sot qeverisja socialiste-integriste ka një prirje për cenimin e lirive, jetëve të familjeve normale shqiptare, po largohet me shpejtësi linja zhvillimore nga thelbi i reformave të njëmendta, nga reformimi i thelbit (sistemi i Drejtësisë nuk mund të ndryshohet pa reformën kushtetuese në tërësi, sepse natyraliteti teorik e praktik i Kushtetutës shformohet).

4. E lidhur ngushtësisht me thelbin semi-autoritarist të së majtës, sistemi aktual qeverisës pritej të përmirësonte cilësinë e jetës së re në vend, me anën e një reforme politike dhe administrative që do të bazohej: A. në korrigjimin e përfaqësimit dhe parapërgatitjen e rrethanave ligjore për një Parlament sa më përfaqësues dhe cilësor; B. do modernizonte administratën, duke rikompozuar administrativisht Republikën unitare, mbi bazën e traditës dhe modernitetit. Asgjë e tillë s’po ndodh: asnjë legjislacion nuk është promovuar për mënyrën e financimit të partive politike, funksionimit demokratik të partive politike, as ligjit zgjedhor që, në qoftë se nuk ndryshohet, do të vazhdojë të përforcojë rolin e liderit absolut dhe krijimin e përfaqësive të pilotuara, nepotike dhe klienteliste, që do ta vdesin demokracinë. Përndryshe, projektligjet e aprovuara mbi ndarjen administrative dhe veprimi çrrënjosës ndaj profesionalizmit në administratë, posaçërisht në Policinë e Shtetit, administratën e Parlamentit, po krijojnë një ndarje të thellë mes qytetarëve në vend, përmes thellimit të luftës së ftohtë politike dhe ndërkrahinore, duke shkatërruar balancat e ndarjeve administrative e elektorale mes Shqipërisë së Veriut dhe të Jugut, duke dërrmuar gjithëpërfshirjen (kuptuar para së gjithash si hapësirë për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët), dhe, në fund, po e kthen Shqipërinë në një vend me burgje të tejmbushura me të varfër, pa u kujtuar se ilegaliteti masiv në shoqëritë demokratike korrigjohet ndryshe, me reforma në sistem dhe me një metodikë imponuese, që operon nga maja e shtetit drejt periferisë. Establishmenti politik, duke imituar shfaqjet më të palavdishme të së ashtuquajturës e djathtë shqiptare dje, më 1995-1996 dhe në disa segmente të periudhës 2009-2013, e ka çuar Shqipërinë në prag të kolapsit të demokracisë parlamentare, të lirive kushtetuese, të mbrojtjes e qytetarit nga arrestimet e paligjshme, kanë shkatërruar ndarjen e pushteteve njëlloj si pararendësit (zaptimi i KLD, sulmi ndaj Presidentit, SHISH, Policisë së Shtetit, kontrolli i AMA, TVSH, dhe agjencive të pavarura shtetërore), kanë dëmtuar administratën civile të vendit, duke krijuar një shërbim urdhnor tipik partiak, që bën represion militant mbi publikun dhe shërbimin civil. Shqipëria nuk mund të jetë më një vend ku shteti mbron dhe privilegjon pushtetet e qeveritarëve dhe klientelës besnike të organizuar në lista të verifikueshme partiake. Qeverisja e vendit që drejton Konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të ketë më qasje të vetën, mbështetje vetëm të qytetarëve politikisht më besnikë të sistemit që të ngrihen në klasë qeverisëse dhe administrative, nën mbrojtjen e shtetit aparat. Kjo qasje ka marrë fund një herë e mirë dhe angazhimi në procesin integrues përjashton veprimet me dy standarde. Shtetet autoritare frymëzohen nga ideologjitë autoritare nga koncepti i rendit dhe procedojnë me “teknika të autoritetit”. Vendet e lira priren nga respektimi i lirive, mbrojtja e Kushtetutës, reformimi kuptuar si korrigjim sistemi dhe jo ndryshim njerëzish, nga sundimi i ligjit dhe promovimi i një qeverie të përgjegjshme dhe të shpjegueshme.

Previous Post

1 Janar 1914. Dimitrije Tucoviç: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë

Next Post

Meta në Gjilan: Po vijnë ditë më të mira për shqiptarët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Meta në Gjilan: Po vijnë ditë më të mira për shqiptarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.