• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëri-Zvicër, dy Kombëtaret me gjak të përzier

04/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqipëri-Zvicër, dy Kombëtaret me gjak të përzier

04/03/2016
in Lajme
 Ose Zvicra A kundër Zvicrës B

Edhe 97 ditë kanë mbetur nga starti i Kampionatit Europian të futbollit “Francë 2016” ku pjesëmarëse është edhe kombëtarja e drejtuar nga Xhani De Biazi. Prestigjozja franceze “France Football” në brendësi të saj ka hapur një rubrikë të re që do e mbajë deri në fillimin e këtj kompeticioni, transnsnton “Lapsi.al”.

Ditën e sotme gjendet një dossier për sfidën që do të luhet në 11 qershor, në Lens mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në tre artikuj të ndryshëm njërin për dy vëllezrit Xhaka që do të jenë kundërshtarë, në tjetrin për lojtarin më të ri të kombëtares, Veseli, që nuk përfilli Zvicrën dhe zgjodhi Shqipërinë dhe në një të fundit, që jep një panoramë të përgjithshme të sfidës vëllavrasëse.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

 

“Francë Football” e fillon reportazhin e saj me ditën e paharrueshme të 11 nëntorit kur Shqipëria u kualifikua pas fitores në Erevan.“Në atë natë magjike të 11 nëntorit 2015 në lagjet periferike Orlikon të Zyrihut, Bourdonnette të Lozanës, festohej me flamurin kuq e zi njësoj si në rrugët e Tiranës duke valvitur flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Shqipëria kishte mundur 3-0 Armeninë duke u kualifikuar për herë të parë për një garë europiane.

Zhurmat që buçitën atë ditë anembanë Zvicrës ende nuk janë shuar dhe ato priten të bëhen gjithnjë e më të forta në ditët e 11 qershorit në Lens kur Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen me njëra tjetrën. Dhe kjo duket në kërkesën e madhe për bileta që ka në të dyja vendet.

shq2

Zvicra A kundër Zvicrës B

Të dyja kombëtaret janë me gjak të përzierë dhe nganjëherë me zemrën të thyer. Ato i kanë ngritur themelet e tyre mbi lojtarë me dy nënshtetësi, të cilët vijnë nga emigracioni shqiptaro kosovar i viteve 60 dhe më pas nga ai i luftrave në ish Jugosllavi.

Në kualifikimin e arritur në Armeni, Shqipëria numëronte pesë lojtarë me kombësi zviceriane: Aliji, Xhimshiti, Xhaka, Gashi dhe Basha. Në fitoren kundër Portugalisë në shtator 2014, ishin plot tetë lojtarë me kombësi të dyfishtë: Lenjani, Kukeli, Ajeti, Abrashi dhe vëllai tjetër i Bashës (Vullneti).

Nga kjo pasuri që vjen nga Ballkani ka përfituar edhe kombëtarja zvicerane. “Nati” ka në përbërje të saj të gjithë strukturën sulmuese të skuadrës që do të paraqitet në Euro 2016. Shaqiri, Xhaka, Berhami, Mehmeti, Xhemaili, Kasami, janë tashmë shtyllat e një skuadre që renditet në vendin e 12 të klasifikimit të FIFA.

Skuadra zviceriane është e furnizuar mirë nga diaspora kosovare e cila numëron rreth 170 mijë vetë në një vend me afro 8 milionë banorë. “Kjo do të jetë një ndeshje ku do të përballen Zvicra A kundër Zvicrës B” thotë Pierluigi Tami, trajneri aktual i Grasshopers i cili ka qenë trajneri i shpresave të vendit të tij nga viti 2009 deri në 2015.

“Shumica e këtyre futbollistëve kanë marë pjesë me të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës, pastaj vetëm pasi nuk u thirrën nga skuadra jonë ata zgjodhën Shqipërinë- vazhdon ai. Pra për shumë nga shqiptarët kemi të bëjmë me një zgjedhje nga halli, megjithëse askush nuk e pranon botërisht këtë”.

Por pavarëshisht nga firot, Tami pranon se valët e ndryshme të emigranëve vetëm sa e kanë përmirësuar kombëtaren zviceriane e cila pas mungesash shumë të gjata (28 vjet) rifilloi të marë pjesë ne kompeticionet e mëdhaja botërore dhe europiane.

shq3

Kur zëvendësuesit kujtohen për atdheun

Nga vala e emigrantëve që ka edukuar vetë, Zvicra ka humbur disa lojtarë të mëdhej. Kështu Petriç dhe Rakitiç kanë luajtur me shpresat e këtij vendi përpara se të zgjidhnin Kroacinë. Edhe Zdrvko Kuzmanoviç përpara se të zgjidhte Serbinë.

Megjithatë, me një përbërje në ekipet e moshave me 70% të lojtarëve me origjinë të huaj, kombëtarja Zviceriane ka arritur ti mbajë elementët e saj më të mirë. Ata që nuk e kanë të sigurtë se do të jenë pjese e saj, pra zëvendësuesit, pasi lodhen nga pritja, zgjedhin më pas vendin e tyre të dytë, atë të origjinës.

Gjatë dy ndeshjeve të fundit Shqipëri – Zvicër (2012-2013) për kualifikueset e botërorit të Brazilit, më shumë se gjysma e lojtarëve mund të luanin për të dy skuadrat. Në ndeshjen që u zhvillua në Shqipëri, e cila i dha zvicerianëve kualifikimin për në botëror (2-1, ku luajten Xhaka, Berhami, Mehmedi, Xhemaili, Shaqiri,Kasami), sulmuesi i tyre , Xherdan Shaqiri inaguroi një palë këpucë ku dalloheshin tre flamurë, ai i Zvicrës, i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Valon Berhami, sot 30 vjeç, nga Mitrovica, por që ishte vetëm 5 vjeç kur prindrit e tij u larguan nga vendi për tu vendosur në pjesën italiane të konfederatës, ka bërë një tatuazh me shqiponjë në pulpën e djathtë dhe një me flamujtë e Kosovës dhe Zvicrës ne krahun e majtë. “këto simbole më kujtojnë se nga vij” komentonte pak kohë më parë mesfushori i Watford (në një prononcim të botuar edhe me parë nga Lapsi.al).

“Ka nje pjese nga sejcili prej këtyre vendeve tek unë. Jam me origjinë Shqipëtare, por Zvicra më ka dhënë gjithçka. Për ta përmbledhur zemra ime është gjysëm shqiptare dhe gjysëm zvicerane, por këmbët, duart dhe trupi im japin gjithçka në fushë për Zvicrën. Ky vend ka një traditë shumë të mirë intergrimi në simbol të të cilit jam shndërruar dhe unë. Ndaj zgjedhja për të lujtur për këtë vend ka qenë logjike. Unë dhe familja ime i detyrohemi shumë asaj”.

Polemika midis zvicerianëve të vërtetë dhe të tjerëve

Zgjedhja e kombëtares së Zvicrës përpos emocioneve është edhe një zgjedhje ekonomike. Sepse të luash me përfaqësuesen Nati, natyrisht që vlen më shumë, megjithëse këtë pak kush e pranon me zë të lartë.

Xhaka dhe Shaqiri janë idhujt e rinisë Zviceriane. Sulmuesi i Stok Sitit është figura e marketingut të lojrave video me futboll dhe ikona e sponsorve të kombëtares së bashku me Granit Xhakën. “Të gjithë futbollistët që kanë mundësinë e zgjedhjes, vendosin të luajnë për Zvicrën.

Duhet të jemi realist dhe objektivë në këtë pikë” analizon ish futbollisti i kombëtares Walter Fernandez që tani është agjent lojtarësh. “Ndoshta kjo nuk është zgjedhja që u pëlqen prindërve, por kjo është zgjedhja e bijve të tyre. Ata që kanë shkuar me Shqipërinë ose nuk kishin shance me “Natin” ose nuk kishin durim të prisnin, me përjashtim të një djali si Gashi i cili kishte shance të lunate për ne” thotë ai.

Por pavarësisht nga fati që mund të kishin me Zvicrën duhet pranuar se ngjitja në rang e Shqipërisë i ka dhënë mundësi më shumë edhe lojtarëve të saj. Kështu mjaftoi një ndeshje e shkëlqyer e Ermir Lenjanit në Elbasan kundër Francës që ai të shkonte drejt ligës franceze.

Por tek Zvicra lufta e klaneve po shfaqet. Pas një ndeshjeje (3-0 kundër Estonisë) ku trajneri Petkoviç nuk futi në lojë dy lojtarë me origjinë nga ky vend, mbrojtësi i djathtë i Juventusit Lishtajner i kritikoi zgjedhjet e tij.

“Eshtë e rëndësishme të kemi kujdes ndaj figurave me të cilat identifikohemi, kemi mbetur shume pak” tha ai, duke bërë të plasin polemikat mes “zviceranëve të vërtetë” dhe atyre që vijnë nga emigracioni. Kaq u desh që të flitej për klane dhe ato tek kombëtarja zviceriane nuk mungojnë. Përpos shqiptarëve janë edhe grupimet që ndahen në kultura, gjenerata dhe përkatësi gjuhësore të ndryshme./Lapsi.al/

Post Views: 50
Previous Post

Berisha për Soros-in: Ai, një spekulant i tëmerrshëm dhe opskur

Next Post

Masakra e Prekazit, si e përshkruante “The Sunday Times”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Masakra e Prekazit, si e përshkruante “The Sunday Times”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.