• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëri, turizmi në spirale të rrezikshme

23/05/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 7 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëri, turizmi në spirale të rrezikshme

23/05/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Turizmi në Shqipëri ka hyrë në një spirale krize që prej tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar. Kriza e koronavirusit i shtoi edhe me tej problemet pasi kufizimi i lëvizjes së njerëzve dhe kapitaleve ka sjellë paralizim të këtij sektori. Ekspertët i sugjerojnë qeverisë hapje të shpejtë të kufijve tokësorë, për tju dhënë mundësi shqiptarëve përtej kufirit, të shfrytëzojnë bregdetin shqiptar, si dhe promovim të turizmit malor, agroturizmit etj. Zyrtarët besojnë se fillimi i qershorit do të pasohet me fluturimet e para me turistë nga vendet e europës lindore. Por të gjithë janë në një mendje se ringritja do të jetë mjaft e vështirë. Materiali u përgatit për “Zërin e Amerikës” nga gazetarja Mimoza Picari.

Sektori i turizmit në Shqipëri me një ndikim prej 26.2% në prodhimin e brendshëm bruto, bashkë më sektorët që varen prej tij, ka marrë një goditje të fortë nga dy kriza të njëpasnjëshme, tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe pandemia e shkaktuar nga infeksioni Kovid 19. Ekspertë dhe përfaqësues të kësaj industrie thonë se ringritja do të jetë e vështirë pasi është e re dhe sapo kishte hyrë në hartën botërore. E megjithatë ata mendojnë se faza e zymtë kaloi. 

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Jemi në një moment me shumë domosdoshmëri të jemi active, për të gjetur formulën më praktike të domsdoshme për këtë industri duke krijuar të gjithë mundësitë, që krahas sigurisë, që do kenë të gjitha hotelet shqiotare dhe pritësit e shërbimit shqiptar, të gjejnë garnaci dhe klientët, që të ndjehen të kënaqur për mënyrën e shpenzimit që duan të bëjnë”, shprehet Enver Mehmeti, President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit. 

Zyrtarët e qeverisë thonë se ka konsensus me operatorët turistik në përpjekje për të kuptuar vështirësitë e situatës dhe se të gjitha energjitë janë përqendruar për hapjen e sezonit, na varësi edhe të ecurisë së krizës së Koronavirusit. 

“Ne në Shqipëri kemi disa të mira në raport me të tjerët dhe që mundet ta shpëtojë turizmin sivjet që është dhe përqendrimi i lëvizjeve turistike gjatë muajve të verës. Besoj dhe shpresoj shumë që fundi i muajit maj, ne të na krijojë mundësi që të fillojnë avionët e parë me turistë të huaj nga jashtë drejt Shqipërisë”, thotë Blendi Klosi, Minstër i Turizmit dhe Mjedisit.

Gazetarë të angazhuar në çështjet e turizmit thonë se turizimi duhet orientuar drejt levizjeve mes fqinjëve, pasi mendohet se çelja e kufijve tokësor do t’i paraprijë atyre ajror pasi fluturimet do të varen edhe nga vendimarrjet europiane.

“Shteti në këtë mes mund të ndihmojë duke bërë marrëveshje me shtetet e rajonit ashtu siç po ndodh me Gjermaninë dhe vendet fqinje, me Suedinë dhe vendet fqinje, të cipat po përpiqen të krijojnë kontakte me fqinjët për të bërë një turizëm edhe te brendshëm edhe rajonal. Pra le të themi, le të vizitohemi mes fqinjësh këtë verë, sepse fluturimet do të jënë shumë e vështirë të fillojnë në mënyrë normale”, shprehet Flora Xhemani Baba, gazetare për çështjet e turizmit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mendon se mbështetja bazë për turizimin do të jenë flukset e pushuesve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, duke e konsideruar Shqipërinë si një treg mjaft konkurues në lidhje me çmimet, në raport me vendet e rajonit.

“Ne kemi një turizëm shumë të fokusuar nga turizmi patriotik. 1/3 e shtetasve më pasaportë jo shqiptare që hyjnë në Shqipëri i përkasin shqiotarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që e mbështesin shumë turizmin. Kanë krijuar destinacionet e tyre, si Durrësin, Shengjinin, Velipojën, jugun e vendit. Kjo do të jetë dhe shpresa që sektori të marrë hov dhe të jetë mbështetja bazë”, thotë Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Eskpertë të fushës së turizmit vlerësojnë se edhe turizmi, malor, kulturor, agroturizmi etj, kanë marrë hov vitet e fundit duke e bërë Shqipërinë pjesë të tureve rajonale. Anila Çollaku që administron një bujtinë në Tepelenë thotë se pas rritjes së kërkesës vitet e fundit vendosi të rrisë investimet dhe se kriza i ka dhënë goditje, pasi prenotimet janë anuluar.

“Turizmi në zonat tona mbetet alternativa më e mirë, por për të qenë atraktivë 12 muaj na mbetet të jemi krijues dhe për këtë idetë nuk na mungojnë. Thjesht kërkojmë mbështetje. Një nga straegjitë e mira për të na ndihmuar janë dhe fushtat sensibilizuese. Agjensia kombëtare e turizmit, agjensitë e turizmit duhet tëe na promovjnë apo të na shesin paketa me destiacione kryesisht malore”- thotë Anila Çollaku, administratore Bujtinës “Lord Bajron” në Tepelenë.

Zyrtarët thonë se agroturizmi dhe turizmi ka marrë mbështetje me lehtësimin dhe heqjen e disa taksave, qëndrore dhe lokale, ndërsa shton se sivjet po i kushtohet rëndësi krijimit të destinacioneve të tjera përveç detit. E megjithatë ekspertët janë skeptikë për nismat e qeverisë

“Po të shohësh rregulloren e hartuar me rastin e krizës së Kovid 19, për fazën e lehtësimit të masave shtrënguese, ka rregulla për plazhet. Nuk ka asnjë rregull që orienton strukturat e bujtinave apo të turizmit tjetër përveç detit. Mjafton të shohësh këtë dhe e sheh që qeveria nuk është marrë me pjesën tjetër të turizmit”, shprehet Flora Xhemani Baba, gazetare për çështjet e turizmit.

Operatorët turistik e shohin kapërcimin e krizës përtej sektorit, në qarkullimin e parave në ekonomi.

“Kjo industri nuk mund të funksionojë se ne mund të japim 200, 400 apo 600 mijë lekë të vjetra njerëzve sot. Kjo është diçka jetike që ata duhet ta përdorin për mënyrën e tyre të mbijetesës. Kjo industri ka nevojë për qarkullim. Ne duhet të fusim gjithë mekanizimin e ekonomisë në lëvizje konsumi. Nuk mund të pretendojmë që të kemi një të ardhur në këtë industri nëse nuk kemi qarkullim në gjithë ekonominë e vendit”, shprehet Enver Mehmeti, Prsident i Shoqatës Shqiptare të Turizmit. . 

Sektori i turizimit shihet nga ekspertët si një mundësi e mirë për rritjen e të ardhurave në ekonomi, e cila pas goditjes nga tërmeti i nëntorit dhe krizës së Kovid 19 tregoi që është krejt e brishtë. Kriza goditi ekonominë familjare si dhe ka kufizuar ndjeshëm levizjen e njerëzve që eshte thelbi i turizimit, duke vënë kështu në pikpyetje një ringritje të shpejtë të këtij sektori./VOA

Post Views: 79
Previous Post

COVID-19, 5.2 milionë të prekur nga infeksioni në mbarë botën

Next Post

Britania shtrëngon masat, gati gjoba të rënda: Nga 8 qeshori të gjithë ata që hyjnë në vend…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Britania shtrëngon masat, gati gjoba të rënda: Nga 8 qeshori të gjithë ata që hyjnë në vend…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.