• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëri, “rrjedhja e trurit”, shqetësim për largimin e të rinjve

18/03/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëri, “rrjedhja e trurit”, shqetësim për largimin e të rinjve

18/03/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Ekspertët e shohin me shqetësim këtë fenomen, bazuar në disa sondazhe që thonë se 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen. Për ta kjo përbën rrjedhje të trurit, pasi vendit në terma afatgjatë, siç shprehen ata, do t’i mungojë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë. Autoritetet thonë se synojnë të frenojnë largimin e të rinjve duke rritur cilësinë e universiteteve, si dhe të nxisin kthimin e tyre në vend, pas përfundimit të studimeve përmes politikave të punësimit.

Shqipëria sipas Qendrës për Kërkime Ekonomie dhe Sociale, që ka përpunuar të dhënat e UNESCO-s zë vendin e dytë në Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe në Ballkan pas Malit të Zi, për numrin e studentëve që studiojnë jashtë në raport me popullsisë, edhe pse ka të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë sipas Eurostatit. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Ilir Gëdeshi thotë se rreth vitit 2000 ishin 5 mijë studentë, që studionin jashtë, në vitin 2015, 24 mijë dhe në vitin 2018, 18 mijë studentë. Bazuar në disa sondazhe të kryera nga kjo qendër, ai thekson se shumica e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Nga studentët që janë jashtë rreth 94% dëshirojnë të rrinë në vendet ku studiojnë ose në një vend tjetër të Europës perëndimore. Nga studentët në Shqipëri 79% e e tyre dëshirojnë të emigrojnë pas përfundimit të studimeve. Analizuam përmes një ankete dhe dëshirën e maturantëve dhe vihet re se rreth 20% e tyre duan të studiojnë jashtë vendit dhe një pjesë tjetër rreth 40 mendojnë që mund të studiojnë për një specializim jashtë vendit pasi të përfundjnë studimet universitare në Shqipëri”- tha për Zërin e Amerikës Ilir Gëdeshi, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Sociale.

Për studiuesen Nevila Xhindi, arsyet e prirjes së lartë të të rinjve për t’u arsimuar dhe punësuar jashtë vendit janë komplekse, duke filluar nga cilësia e mësimdhënies në universitete, mungesa e meritokracisë dhe tregut të punës, korrupsioni, pagat e ulëta sa ¼ e pagës mesatare në vendet e BE, por dhe disa reflektime të tjera të shoqërisë shqiptare.

“Këtu karriera është shumë e lidhur me lidhjet politike, me lidhjet e fuqishme ekonomike, dhe janë pikërisht ata që kanë këto lidhje që kanë tendencë të të kthehen, sepse lidhjet janë të qëndrueshme. Kanë mundësi të zënë punë, kanë mundësi të grenë një karierë në administratën publike, në një kohë kur të gjithë ata që janë të rinj nga familjet e mesme, që janë intelektualë, janë elitat e reja të Shqipërisë, që ëndrrën e tyre kanë patur arsimimin e fëmijëve, pjesa më e madhe e tyre nuk kthehen. Mjedisi nuk u ofron atyre mundësinë për t’u kualifikuar dhe për të patur progres profesional”- shprehet për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi studiuese.

Zyrtarët nuk e shohin me shqetësim tëndencën e të rinjve për të studiuar jashtë, madje e vlerësojnë si rritje të kapitalit human për Shqipërinë. Aktualisht ata thonë se nuk kanë statisika, se sa prej tyre kthehen ndërsa nënvizojnë disa mundësi që u janë afruar atyre për punësim në Shqipëri. Ata veçojnë atë të punësimit në administratë publike të një pjese prej rreth 850 studentëve, një nga nismat që pasoi paktin për Universitetin, që i dha fund protestave studentore në dhjetor të vitit 2018, si dhe uljen e tarifave të studenteve dhe rritjen e financimit nga buxheti i shtetit të Universiteteve.

Në lidhje me shqetësimin për cilësinë e mesimdhënies në Universitete dhe përshtatjen me tregun e punës Zv Ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku jep këtë sqarim.

“Problematika më e madhe në vazhdim do jetë një përshtatje më e mirë e produktit që nxjerrin universitetet me tregun e punës dhe më shoqërinë. Kjo patjetër do realizohet me një gjurmim më të mirë të të diplomuarve në të ardhmen. Patjetër kjo do mundësojë një orientim me të mirë të profesioneve por dhe të programeve dhe kurrikulave”- tha për Zërin e Amerikës Olti Rrumbullaku, Zv. Ministër i Arsimit.

Për Alken Kadrian, student në degën e psikologjisë në Universitetin “Fresensius” në Këln të Gjermanisë, në Shqipëri është e vështirë të përparosh në karrierën profesionale.

“Psikologjia është një degë në Shqipëri, e cila përveçse nuk ka prestigjin e duhur, nuk ekzistojnë as strukturat e duhura, që ta mbështesin këtë degë. Nuk ka një komunitet të mirëfilltë akademik që e zhvillon degën. Tregu i punës në Gjermani sigurisht që ofron avantazhe, që në shtete në zhvillim si Shqipëri nuk i gjen”- u shpreh për Zërin e Amerikës Alken Kadria, student në degën e psikologjisë në Universitetin “Fresensius” në Këln të Gjermanisë.

Studiuesit shprehin shqetësim për atë që quhet rrjedhje e truri, dhe thonë se thonë se në ndryshim nga dekadat e tjera në këtë dekadë kanë emigruar persona të kualifikuar. Ata e shohin fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëria me mjaft kosto për vendin në të ardhmen.

“Kjo mund të quhet një rrjedhje e trurit dhe mund të themi që Shqipëria në krahasim me gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, ka karakteristika të migrimit të trurit. Ikin të rinj 20 vjeçarë. Pasojat, ikën pjesa e kualifikuar, moshat e reja dhe pasojat kanë të bëjnë me perspektivën e vendit”- u shpreh Ilir Gëdeshi, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Sociale.

Zv.Ministri i Arsimit i pyetur për shqetësimin e ekspertëve për rrjedhjen e trurit jep këtë përgjigje.

“Edhe studentët që studiojnë në Shqipëri edhe ata qstudiojnë jashtë patjetër arsimohen për të qenë gati për shoqërinë, për tregun e punës këtu apo jashtë vendit. Në të paktën për vetë sistemin arsimor e rëndësishmë është që ne të sigurojmë, që ky sistem të prodhojë ata studentë të diplomuar, të cilët janë gati për tregun e punës, këtu apo jashtë”- tha Olti Rrumbullaku, Zv. Ministër i Arsimit. 

Studiuesja Nevila Xhindi mendon se zyratët nuk po i kushtojnë rëndësinë e duhur fenomenit të rrjedhjes së trurit.

“Migracioni i të rinjve shqiptarë është pjesë e kontekstit politik, social dhe ekonomik. Është refleksion i shoqërisë tranzitore të Shqipërisë, e cila për vite me rradhë nuk diti të ndërtojë institucione të qëndrueshme, korpus ligjor të qëndrueshëm dhe nuk diti ta bëjë të pranueshëm dhe të qëndrueshëm mjedisin që në të ardhmen këta të rinj të kthehen, si vlerë në këtë vend” – thotë Nevila Xhindi, studiuese. 

Ekspertët janë skeptikë në vijimësi për nismat nxitëse për kthimin e atyre që kanë studiuar jashtë, apo për nismat që i nxisin ata të studiojnë dhe punojnë në Shqipëri. Duke e ciluar me shqetësim rrjedhje truri fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, ata thonë se në terma afatgjatë kjo do të ketë pasoja të mëdha pasi Shqipërisë do t’i mungojë shtylla e ekonomisë dhe shoqërisë./VOA

Post Views: 52
Previous Post

Rusia tërheq ambasadorin pas komenteve të Presidentit Biden

Next Post

KE: Ashpërsim i kushteve të eksportit të vaksinave jashtë BE-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

KE: Ashpërsim i kushteve të eksportit të vaksinave jashtë BE-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.