• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëri, numërimi drejt fundit, mandatet rikonfirmojnë Ramën në pushtet

27/04/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëri, numërimi drejt fundit, mandatet rikonfirmojnë Ramën në pushtet

27/04/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në Shqipëri, që numërimi i votave për parlamentin e ri të vendit është drejt fundit. Ndërsa është përmbyllur procesi në gati 95 përqind të qendrave të votimit, deri pas mesditës, rezultati mban fituese Partinë socialiste të Kryeministrit Edi Rama, i cili po shkon i sigurt drejt mandatit të tretë, duke shënuar kështu një rekord që nuk e ka arritur askush më parë, që nga vendosja e pluralizimit politik.​

Në nivel kombëtar, socialistët vijojnë të mbajnë një kuotë prej 48.7 përqind të votave. Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike e zotit Lulzim Basha, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kanë marrë respektivisht, sipas të dhënave deri pas mesditës, të paktën 39.4 përqind dhe 6.9 përqind, ose së bashku 46,3 përqind të votave. Për shkak të sistemit proporcional rajonal, diferenca prej pak më shumë se 2 pikë përqindje, nuk përkthehet në të njejtën diferencë të ngushtë, në ndarjen e mandateve.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Me rezultatet e deritanishme socialistët sigurojnë 74 vende në parlament. Koalicioni i Partisë Demokratike rezulton me 59 mandate ndërsa LSI me 3, ose së bashku 63 mandate, ose11 mandate më pak se socialistët. Një diferencë e cila i dedikohet edhe efektit surprizë, të rezultatit të Partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, e cila deri tani ka siguruar 3 mandate për në parlamentin e ardhshëm, një në Tiranë dhe dy mandate në Shkodër. I vënë në qendër të akuzave, veçanërisht nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, për shkak të vendimit të marrë vite më parë nga Sekretari amerikan i Shtetit, që i ndaloi atij dhe familjes së tij, hyrjen në territorin e SHBA-ve, zoti Tom Doshi njoftoi sot tërheqjen e tij nga parlamenti i ardhshëm duke njoftuar se ky vendim nuk ishte një tërheqje nga PSD, dhe se deputetët e saj do të ishin të gatshëm të mbështesnin Partinë socialiste.

Harta e 12 qarqeve të vendit, sheh veriun e Shqipërisë të kontrolluar nga opozita, e cila kryeson në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës si dhe Dibrës e cila kaloi në anë e saj mbrëmjen e së hënës. E gjithë pjesa tjetër, në 8 qarqe, për momentin rezulton të jenë fituara nga socialistët që kanë marrë më shumë deputetë.

Nga panorama e deritanishme, e cila ka qenë thuajse konstante gjatë gjithë ditës, me luhatje të vogla, socialistët rezultojnë të kenë ruajtur në nivel kombëtar të njejtin numër votash, madje pak më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. Nga ana tjetër Partia Demokratike, ka pësuar një rritje të ndjeshme me gati 5 pikë përqindje, ndërsa LSI-ja ka një rënie drastike Ndërsa në përqindje, kjo parti shfaqet e përgjysmuar në mbështetjen popullore, e përkthyer në mandate, disfata e saj është dhe më e thellë duke qenë se në 2017 mori 19 vende ne parlament, ndërsa tani luhatet mes dhe 5 apo 6 vendeve.

Me përfundimin e rezultateteve do të jetë interesante gjithashtu të shihet se sa vota kanë marrë partitë e reja politike që u futën në këtë garë, ku pjesa e madhe u formuan nga ish figura të Partisë Demokratike, për të kuptuar se në çfarë mase ato e kanë penalizuar forcën kryesore të opozitës.

Pas nxjerrjes së rezultatit për partitë, fletët e votimit do të numërohen sërish, për të nxjerrë votat që ka marrë secili kandidat, duke qenë se këtë herë ishte përfshirë dhe vota preferenciale. Deri sot ky rezultat ka dalë vetëm për një zonë në Tiranë ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik.

Pavarësisht të dhënave të deritanishme, të dyja palët po shpallin fitoren. Kjo duket më e theksuar në Tiranë, ku gjatë ditës ka patur shfaqje të njëpasnjëshme të përfaqësueve të të dy krahëve duke njoftuar fitoren në këtë apo atë njësi, apo dhe duke përgënjeshtruar njëri tjetrin.

Opozita po këmbëngul se rezultati që jep në avantazh Partinë Socialiste, i detyrohet sipas saj, faktit që po numërohen pikërisht kutitë e përzgjedhura nga socialistët, prej bastioneve të tyre. “Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votave për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim. Ky është fillimi pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, ku qartësisht janë ndëshkuar siç ishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera. Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që i ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Aleancës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha.

Procesi i numërimit po ndiqet dhe nga ambsadorët e huaj këtu në Shqipëri, edhe për faktin se historikisht, palët kanë penguar njëra-tjetrën duke sjellë zvarritje të procesit, ndonëse e gjitha duket e pakuptimitë sepse herët a vonë, rezultati është aty dhe do të dalë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me dy ambasadorë të tjerë europianë tha sot pas vizitës në një nga qendrat e numërimit se “tani që voyuesit e kanë thënë fjaën e tyre, detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politik është që të mbeten të qetë e të presin me durim rezultatin”. Ajo tha se e dinte që “që me entuziazmin e çastit, palët kanë shpallur fitoren, por nuk kemi mbërritur deri aty”, duke përsëritur thirrjet për qetësi.

Në të njejtën linjë ishte dhe ambasadori i Delegacionit europian, Luigi Soreca, i cili vizitoi një qendër ku votimi ishte ndërprerë, tha se të gjithë “duhet të presin pa u nxituar të dalin në përfundime, derisa të numërohet dhe vota e fundit në të gjithë vendin”.

Zoti Soreca bëri të ditur se të paktën 50 ekipe të dlegacionit europian do të vijojnë të ndjekin nga afër procesin e numërimit.

Previous Post

Greqia shtyn afatin për hapjen e doganës së Kapshticës

Next Post

Kosova regjistron tetë viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Kosova regjistron tetë viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.