• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëri, favorizonte të dënuarit, arrest gjyqtares Enkelejda Hoxha

12/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëri, favorizonte të dënuarit, arrest gjyqtares Enkelejda Hoxha

12/02/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në Shqipëri, gjykatësja e Krujës Enkelejda Hoxha u arrestua sot pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën dyshimet se kundrejt ryshfeteve jepte vendime për ulje të dënimit për disa të burgosur. Bashkë me të janë arrestuar dhe 9 persona të tjerë, mes të cilëve një avokat që mbante lidhje me gjyqtaren, të afërm të një të dënuari dhe disa ndërmjetës. Gjyqtarja Hoxha ishte në proces për shkarkimin nga detyra pas një kërkese të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për një tjetër rast të lirimit para kohe të një të dënuari. 

Hetimi ndaj gjykatëses Hoxha çoi dhe në zbulimin e dy ngjarjeve të tjera. Njëra që lidhet me ekspertin psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shkëlqim Korbi , i dyshuar për “ekspertim të rremë” dhe një tjetër ngjarje që përfshin sistemin shëndetësor. ​Sipas hetimeve dyshohet se sekretarja e Gjykatës së Krujës Mallakuçi, ka dhënë para për operacionin e së ëmës. Shefi i kardiokirurgjisë në Qendrën spitalore universitare, Edvin Prifti, dhe një infermiere, Trëndafile Frangu, janë pezulluar nga detyra, nën dyshimet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Por fakti më i bujshëm është se gjatë kontrolleve policia ka gjetur në shtëpinë e mjekut 200 mijë euro dhe 13 milion lekë të reja, ndërsa në zyrën e tij 50 mijë euro të tjera dhe 3 milion lekë të reja

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha është lakuar disa herë vitet e fundit, për disa vendime të dyshimta që kanë çuar në lirimin nga burgu të disa prej emrave më në zë të krimit në Shqipëri. Hetimi që çoi sot në arrestimin e saj, zbuloi sipas SPAK-ut një skemë të mirëfilltë me ndërmjetës dhe një avokat, të cilët, në këmbim të parave nga 6 mijë deri 12 mijë euro, dyshohet se ofronin për të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës, mundësinë e uljeve të dënimit, falë lidhjes pikërisht me gjyqtaren Hoxha.

Në pranga ka përfunduar avokati Aldo Tabaku, pika kryesore e lidhjes me gjykatësen si dhe të paktën tre persona të tjerë të cilët dyshohen se shërbenin si ndërmjetës: Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, dhe

Isuf Tanuzi, të tre të dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim”.

Rasti për të cilin Prokuroria e Posaçme duket se ka siguruar prova, përmes një seri përgjimesh, i përket të burgosurit Saimir Petani, i dënuar për vrasje në vitet ’90 në Shqipëri, dhe më pas i dënuar dhe në Itali, prej nga ishte ekstraduar. Petani kishte përfituar disa ulje dënimi, po nga gjyqtarja Hoxha, dhe së fundmi kishte bërë një tjetër kërkesë. Në pranga ka përfunduar dhe i vëllai i tij Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim” dhe një tjetër person i afërt me të, Altin Skëndaj, i dyshuar për të njejtën vepër penale. Të dy dyshohen se kanë bërë pagesën që do duhej të shkonte për gjykatësen.

Në këtë skemë është përfshirë dhe sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi, e cila kishte bërë të mundur që kërkesa e të dënuarit të përfundonte në duart e gjyqtares Hoxha.

Një raport që Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i ka dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Hoxha vë në dukje se “harkun kohor maj 2017- shkurt 2019, gjykatësja Hoxha ka dhënë 6 vendime të cilat “përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njëanshme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale”.

Procesi për shkarkimin e saj nisi para pak kohësh, ndërsa seancat e para u shtynë me kërkesë të zonjës Hoxha e cila mesa duket kërkonte të blinte ende kohë për të ruajtur pozitën e gjyqtares.

Kërkesa për largimin e saj nga rradhët e gjyqësorit ishte mbështetur në rastin e lirimit para kohe të një të dënuari për vrasje, Hekuran Billa, i cili më pas u vra në qershor të vitit të shkuar. Për të njejtin rast Inspektori i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe shkarkimin e prokurorit Bujar Memia “për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”.

Previous Post

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1059 raste të reja dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit

Next Post

6 të vdekur e 65 të plagosur në aksidentin zinxhir të 130 automjeteve në autostradën e Texas

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

6 të vdekur e 65 të plagosur në aksidentin zinxhir të 130 automjeteve në autostradën e Texas

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.