Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se i kanë dhënë fund virusit të Ebolës, i cili shpërtheu në Guina në muajin shkurt. Aljazeera shkruan se zyrtari i OBSH-së Alfred Ki-Zerbo, në një ceremoni u shpreh se përfundimisht në Guine nuk ka asnjë person të prekur me Ebola.
“Unë kam nderin të shpall fundin e Ebolës” tha Ki-Zerbo.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Remy Lamah shtoi: Në emër të kreut të shtetit (President Alpha Conde) dëshiroj të deklaroj fundin e ringjalljes së Ebolas në Guinea.
Ndërkohë që fundin e Ebolës në Guine e komentoi edhe kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ku u shpreh se Guinea ka nxjerr mësime nga shpërthimet e mëparëshme që kanë ndodhur.
“Bazuar në mësimet e nxjerra nga shpërthimi 2014–16 dhe përmes përpjekjeve të shpejta dhe të koordinuara të reagimit … Guinea arriti të kontrollojë shpërthimin dhe të parandalojë përhapjen e saj përtej kufijve të saj,” tha Ghebreyesus.
Shpërthimi i Ebola-s filloi në Guinea në Shkurt. Që nga shpërthimi në Guinea janë infektuar 16 njerëz dhe nga të cilët kanë vrarë 12.



















