Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me shpërthimet e mundshme në afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe në Kumanovë.
MPJ-ja ka informuar se shpërthimet janë denoncuar se janë dëgjuar në një harkkohor prej 30 minutash, nga ora 20.00 deri në orën 20.30 minuta.
Sipas policisë, të dy stacionet policore nuk janë dëmtuar, për shkak të distancës së shpërthimeve. Deri tani, hetimi nuk ka vërtetuar nëse qëllimet e sulmit kanë qenë pikërisht stacionet policore.
“Ende nuk është vërtetuar se kush janë kryerësit, as cilat kanë qenë motivet. Gjithçka që mund të themi është se në periudhën prej orës 20:00 deri 20:30 është denoncuar në policinë e Tetovës dhe Kumanovës se jashtë stacioneve policore. Pra nuk bëhet fjalë për oborrin e stacioneve policore, janë dëgjuar shpërthime. Asnjë stacion policor nuk është dëmtuar, nuk ka dëme materiale, as nuk kanë qenë në rrezik. Ende po zhvillohen hetime, por sipas analizave të para më e besueshme është se nuk bëhet fjalë për bomba ose bomba dore”, tha zëdhënësi Ivo Kotevski, transmeton Alsat-M.
Pas shpërthimeve në polici, stacionet policore janë hetuar nga ekipet kundër-terrorizit, por nuk është evidentuar asgjë që mund të përbëjë rrezik për objektet policore.
















