• Latest
  • Trending
  • All

Shpërthimi demografik nuk do të ndalet gjatë këtij shekulli

27/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shpërthimi demografik nuk do të ndalet gjatë këtij shekulli

27/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Pierre Barthélémy

“Mundet që ne të kemi epidemi, luftëra apo trazira që shkaktojnë një vdekshmëri masive të popullsisë. Por për të qenë i ndershëm, do të duhej një ngjarje me një shtrirje të madhe që kjo trajektore të devijojë”

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Krahas fakteve dhe ngjarjeve politike, sot po bëhet një çështje madhore për shekullin në vijim, duke u shfaqur herë pas here në shtypin botëror: Sa banorë do të numrojë planeti ynë në vitin 2100?

Eksplozoni i pabesueshëm demografik që ne njohim qysh prej disa dekadash – kur në vitin 1950 popullsia e botës numronte 2.5 miliard banorë, dhe sot 7,2 miliard banorë – a do të marrë fund së shpejti rritja e popullsisë botërore? Skenari ndiqet me vëmendje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në vitet 2000, flitej për një stabilizim rreth 9 miliard banorë në vitin 2050, më pas u fol për një stabilizimi më të vonshëm, në vitin 2100 në rreth 10 miliard banorë.

Madje kjo hipotezë e korrigjuar mund të konsiderohet shumë optimiste, nëqoftëse besojmë një studim të botuar në revistënScience më 18 shtator, të bërë nga demografët e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, stabilizimi aq i pritur i popullsisë ka gjasa që të mos ndodhë gjatë këtij shekulli.

Në fakt, ajo çka është e re në këtë studim, është përqasja e mundshme e parashikimeve, që lejon të kuantifikohet shkalla e besimit rreth kësaj shifre. Sidomos ajo bazohet mbi një analizë statistike të thelluar të të dhënave të mbledhura këto vitet e fundit për të vlerësuar mundësisht sa më objektivisht, evolucionin e parashikueshëm të faktorëve demografikë më të rëndësishëm, dhe sidomos përqindjen e pjellorisë së popullsisë.

Deri tani, këto vlerësime ishin realizuar nga ekspertët … të cilët nuk ishin gjithmonë dakort midis tyre. Artikulli i Sciencebazohet në ekuacione dhe përllogaritje të mundshme, që lidhen me dinamikën e përqindjes së pjellorisë në rajonet e mëdha të botës.

Rezultati kryesor i studimit: ekzistojnë vetëm 30 % shanse që popullsia e planetit të arrijë një tavan gjatë këtij shekulli. Sipas shkencëtarëve, ka 8 shanse në 10 që ajo të përfshihet në shifrat midis 9,6 dhe 12,3 miliard njerëz në vitin 2100, apo duke iu afruar 11 miliard banorëve.

I pyetur nga revista revista Science, një nga autorët e këtij punimi, Adrian Raftery (Universiteti i Shtetit të Uashingtonit) ka deklaruar: “Mundet që ne të kemi epidemi, luftëra apo trazira që shkaktojnë një vdekshmëri masive të popullsisë. Por për të qenë i ndershëm, do të duhej një ngjarje me një shtrirje të madhe që kjo trajektore të devijojë”.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm sipas kontinenteve , Azia , në fund të shekullit, ka të ngjarë që do të mbesë kontinenti më i populluar, por ekziston shanse të mira që të rizbresë pasi të ketë arritur majën rreth vitit 2050.

Demografik 2

Siç e tregon qartë grafiku, do të jetë eksplozioni i programuar i popullsisë afrikane që do të ushqejë rritjen demografike të njerëzimit në fund të shekullit. Studimi parashikon që popullsia e kontinentit afrikan të arrijë në shifrën mesatare të 4,2 miliard banorëve, që përfaqëson një katërfishim të popullsisë aktuale të kontinentit!

Ky fenomen është rezultat i një përqindje të qëndrueshme të një pjellorie të lartë tek shumica e afrikanëve. Por demografët parshikojnë që ajo të ulet me të njëjtin ritëm si ai i konstatuar në Azi dhe në Amerikën Latine në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, por kjo nuk po ndodh në realitet. Megjithëse përqindja e pjellorisë pëson një rënie në Afrikë, ekspertët kanë vënë re se kohët e fundit kjo rënie po ngadalësohet.

Kjo shpjegohet njëkohësisht nga përdorimi i mjeteve kontraceptivë nga një e katërta e femrave dhe nga një model familjar i qëndrueshëm, me një normë nga 4 deri në 5 fëmijë.

Studimi jep si shëmbull rastin e Nigerisë, vendi tashmë më i populluar i Afrikës me 160 milion banorë, i cili ka 9 shanse në 10 që të kalojë numrin e 500 milionëve deri në fund të shekullit.

Në pjesën e fundit të studimit të tyre, demografët këmbëngulin në evolucionin e një kriteri tjetër të rëndësishëm, atë të numrit të punonjësve aktivë për pensionist, i cili merret duke pjesëtuar popullsinë e moshës nga 20 deri në 64 vjeç me popullsinë e moshës 65 vjeç e sipër.

Aktualisht, përqindja më e ulët e botës mbahet nga Japonia, vend i plakur ku nuk lindin më pothuaj fëmijë: 1,9, ose më pak se dy punonjës aktivë për një person të moshuar. Ky numër sot i jashtëzakonshëm do të jetë më i zakonshëm për vendet e zhvilluar në një të ardhme të afërt.

Studimi nuk jep shifrat e Francës, por ato të Gjermanisë. Sot numri i punonjëve aktivë për pensionist është 2,9 në Gjermani, por do të njohë një rënie shumë të shpejtë, duke kaluar në 1,7 në vitin 2035 dhe në 1,4 në vitin 2100.

Fenomeni nuk do të prekë vëndet më të zhvilluara: gjigantët demografikë që janë Kina, India dhe në një masë më të vogël Brazili do të duhet gjithashtu të njohin këtë mplakje të shpejtë deri në fund të këtij shekulli.

Siç theksohet në studim, tashmë është koha për ato që të investojnë një pjesë të përfitimeve që marrin nga një numër i madh i moshës së re të popullsisë, në sistemet e mbrojtjes sociale për personat e moshuar të së nesërmes. “Le monde diplomatique”.

Previous Post

Kukës, drejtuesi i OSHEE: Asnjë tolerim në rrjet

Next Post

Ballkani ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ballkani ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.