Mesditën e sotme, shpërthime të vazhdueshme kanë tronditur banorët që jetojnë pranë Ardenicës. Në momentin kur zjarrfikësit dhe banorët tentonin të shuanin flakët që kishin rënë në këtë zonë, ata kanë dëgjuar shpërthime bombash në faqen e malit që ishte përpirë nga flakët.
Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur si pasojë e armatimeve të fshehura në pyje që nga viti 1997. Pavarësisht rrezikut, përpjekjet për të shuar flakët kanë vazhduar. Një helikopter i vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes po punon pa ndërprerje për të shuar flakët. Deri tani nga shpërthimet nuk ka pasur të dëmtuar.






















