Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në Fushë-Krujë gjatë natës rreth orës 03:00.
Tritoli i është vendosur një biznesi që merret me servisin e kompjuterave në këtë qytet, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Nga shpërthimi në lagjen ‘Kastrioti’ ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihet asgjë sa i përket identitetit të autorëve.
Policia po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje pronarin e biznesit për të zbardhur këtë krim, nëse ka konflikte me njeri apo nëse vendosja e tritolit mund të jetë për shkak të konkurrencës.















