Akademiku Rexhep Qosja ka reaguar ndaj ceremonisë së organizuar nga Hashim Thaçi ku i dorëzoi postin e Kryeministrit Isa Mustafës. Qosja e ka quajtur vrasës Kryeministrin e ri të Kosovës.
Ai është shprehur se Isa Mustafa është njeriu i cili udhëhoqi Prishtinën në kohën e Millosheviçit, shtypi dhe vrau protestuesit shqiptarë vetëm se kërkonin Kosovën Republikë.
Madje Qosja ka reaguar edhe për ministrinë e Forcës së Sigurisë, duke thënë se ky post iu dha LDK-së, e cila sipas tij, ka bërë komprometim moral e politik mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
















