Thomas Markle është zotuar se do të hedhë në gjyq vajzën e tij, Meghan dhe Princin Harry, në mënyrë që të takojë nipin dhe mbesën.
Të enjten, babai i Dukeshës së Sussex ka dhënë një intervistë shpërthyese, ku i ka kujtuar ata prindër të “këqij”. Thomas pretendon se ata kanë bërë “gabime” në rritjen e djalit të tyre 2-vjeçar, Archie dhe vajzës së porsalindur, Lilibet.
“Unë shpresoj që Mbretëresha dhe njerëzit në Angli të ndalen dhe të mendojnë për gabimet dhe sjelljen e keqe të tyre”, tha Markle për “Fox News” nga shtëpia e tij në Rosarito, Meksikë.
Thomas shtoi më pas se do të bëjë kërkesë në gjykatat e Kalifornisë, për të drejtën për të parë nipin dhe mbesën e tij në të ardhmen shumë të afërt.
Ai ende nuk ka takuar dy fëmijët e Meghan për shkak të marrëdhënies së tensionuar me të bijën, të cilën nuk e ka takuar që nga martesa e saj në vitin 2018 me Dukën e Sussex.
Por mesa duket kërkesat e tij nuk ndalen këtu,pasi Thomas ka shtuar se dëshiron që mbesa e tij Lilibet të pagëzohet.



















