Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e COVID-19 në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja dhe në total 820 persona janë infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërsa dje ishin vetëm 8 raste.
Gjithashtu raportohet se është rritur edhe numri i të shtruarve në spital. Deri tani, 31 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.



















