
Ndryshe, kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka relativizuar vendosjen e orëve me flamuj turq nga organizata shtetërore turke TIKA. Ai ka thënë se nuk janë hequr fotografi të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Ahmetit, kjo nuk i pengon as për faktin që ekspozimi i logove të tilla në shkolla është në kundërshtim me ligjin.
“Asnjë fotografi e Skenderbeut dhe Elena Gjikes nuk janë larguar. E gjitha filloi me një dezinformatë të cilën edhe më tutje po mundohemi ta kuptojmë se si erdh sepse edhe ne në komunë u informuam se dikush në shkollën Elena Gjika kishte hequr fotot e Skenderbeut dhe kishte vendosur flamuj turk nëpër klasa. Shumë shpejtë filluan shamjet deri te thirrjet për aksion te shkolla ku do të mbrohej shkolla nga Turqia”, ka thënë Ahmeti.
AAK-ja është në bashkëqeverisje me LVV-në në Komunën e Prishtinës.
Ai ka thënë se Agjencioni Zhvillimor Turk (TIKA) kishte ofruar ndihmë për paralelet turke në shkollën Elena Gjika në infrastrukturë (gëlqerosje) dhe projektorë, printer, pajisje e mjete të tjera dhe se këshilli drejtues i shkollës që përbëhet nga menaxhmenti i shkollës dhe përfaqësuesit e prindërve kishte pranuar.
“Pas përfundimit të punëve, në tri prej klasëve ku zhvillohej mësimi në gjuhen turke kishte vendosur orë të murit, me llogon e Agjencionit Shtetëror Zhvillimor Turk (TIKA) si shenjë e punës/donacionit që ata kanë dhënë. ASNJË fotografi e Skenderbeut nuk është larguar, dhe ASNJË fotografi e Elena Gjikes nuk është larguar. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka inspektuar shkollën dhe ka vendosur ti largonte edhe ato orë për të ju shmangur spekulimeve se çka ka ndodhur”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.






















