Zyra për informim e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se për këto të dhëna i është referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Të dhënat statistikore sa i përket popullsisë janë të marra nga Agjencioni i Statistikave te Kosovës, sipas Regjistrimit te Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave ne Kosove ne vitin 2011”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Marrëdhënie me Media e cila është në kuadër të kabinetit të kryetarit të Komunës.
Ndërkaq, lajmi.net ka kërkuar sqarim edhe nga ASK-ja, lidhur me atë se cilave fshatra të Prishtinës u ishte referuar ky institucion kur i ka publikuar këto të dhëna, por Agjencia nuk kanë dhënë përgjigje konkrete.
“Përgjigjen ne pyetjen tuaj mund ta gjeni ne publikimin kryesor te Regjistrimit të Popullsisë 2011”, ka thënë Hazbije Qeriqi, Zyrtare e Lartë për Komunikim me Publikun në ASK. Në të dhënat e ASK-së nuk janë pasqyruar të dhëna shtesë, ato janë të njëjta me të dhënat e pasqyruar edhe nga ana e Komunës.
Sipas publikimit të Komunës, që i është referuar ASK, numri i banorëve ne Komunën e Prishtinës është 198 mijë e 897. Nga ta, të religjionit islam janë paraqitur 193 mijë e 474, ku vetëm në qytet jetojnë 99 mijë e 361, ndërsa në fshatrat e Prishtinës jetojnë 99 mijë e 536. Të religjionit ortodoks janë paraqitur 480 banorë. Që nuk i përkasin asnjë feje janë shënuar 660.
























