Megjithëkëtë, bazuar në ngjarjet e fundit, Maxhuni ka mundësi të bisedojë me presidentin qoftë edhe në një takim joformal për arrestimin e Nehat Thaçit, drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës.
Thaçi u arrestua të mërkurën nga e policisë së Serbisë, derisa ai po kalonte pikën kufitare në Konçul, raporton lajmi.net.
Për më tepër, Presidenti është edhe kryetar i këshillit për Siguri Kombëtare dhe duke qenë në këtë pozitë, ai merr informacione nga dora e parë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit.






















