Nëse në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës në vitin 2013, Shpend Ahmeti mori një herë më shumë vota se sa partia e tij, në zgjedhjet e 11 qershorit, Vetëvendosje mori një herë më shumë se Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.
Sipas një portali të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari Ahmeti në zgjedhjet e 11 qershorit në Prishtinë mori 17575 vota, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, nga numrimi i 99.88 për qind të votave, Vetëvendosje në Prishtinë mori 36.228 vota.
Po sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në raundin e parë kishte marr 27.415 vota, ndërsa Vetëvendosje në garën për Asmable Komunale pati marr 16,014 vota.
Meqë, nuk ishin votat e mjaftueshme për tu bërë kryetar, në balotazh Ahmeti arriti të grumbullojë 37.001 vota.






















