“Ky kryetari i Prishtinës, i thashë një asamblisti të tij, nuk ia ka haberin librit”, shkruan Zeneli.
“Nuk ka ardhur asnjëherë në hapje të panairit të librit të Prishtinës! Inatet me Isën e Hashën le t’i mbajë në shtëpi, panairi është i Prishtinës, ngjarja më e madhe kulturore jo vetëm e Prishtinës por edhe e Kosovës dhe, kur nuk vjen i pari i Prishtinës, s’është gjë tjetër veç halabakëri”.
Përpos kësaj Zeneli e akuzon të parin e Prishtinës se ai furnizohet me libra të fotokopjuar dhe se bibliotekën e re në Prishtinë, të hapur nga Komuna, e ka pajisur po me libra të fotokopjuar.
Sa qëndrojnë akuzat e Zenelit për Ahmetin se blen libra të fotokopjuar nuk dihet, por ajo që dihet është se librat e fotokopjuar janë të sanksionuar me ligj për shkak të drejtës së autorit.






















