Ditëve të fundit në media janë përfolur emra për kandidat për kryetar të komunave, e në veçanti për Prishtinën.
Gara më e madhe mes partive do të jetë pikërisht për kryeqytet e i vendit i cili aktualisht udhëhiqet nga Vetëvendosjes me kryetar Shpend Ahmetin, raporton lajmi.net
E nga kjo parti nuk kanë dashur të deklarohen lidhur më këtë.
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Prishtinës, mbrëmë për televizionin publik.
LDK e cila deri në vitin 2013 kishte udhëhequr më Prishtinën, duket se do të synojë që ta kthejë atë më zëvendësin e Qeverisë dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi.
Ai ditë më parë për media ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të kandidonte për kryetar të Prishtinës, nëse për një gjë të tillë vendos partia.
Partia Demokratike e Kosovës e cila aktualisht është forca kryesore politike në vend, por që deri tani nuk ka arritur ta fitojë granën për Prishtinën, end nuk ka diskutuar për kandidatët e saj për zgjedhjet lokale.
Basri Musmurati sekretar i PDK-së, ka thënë për lajmi.net se ende është herët për këtë dhe as që është diskutuar në parti.
E vetmja parti e cila ka diskutuar deri më tani për kandidatët e mundshëm të saj në zgjedhjet lokale, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por pa vendosur për emra konkret.
Kjo parti e cila kishte kandiduar në dy palë zgjedhje me Besnik Tahirin, për zgjedhjet e ardhshme mund të ketë kandidatë për Prishtinën, anëtarin e kryesisë dhe kryetarin e degës në Prishtinë Avni Arfinin.
Për të zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se mund të jetë një kandidatë serioz, por deri më tani nuk ka ndonjë vendim.
“Është diskutuar edhe Prishtina, dhe kandidatura eventuale, por nuk ka një vendim të prerë për këtë kandidaturë”.
“Sigurisht se përcaktimi për Prishtinën, do të vijë në kohën e duhur. Avni Arifi, mund të ishte një kandidat serioz, por siç u thash, ende nuk ka një vendim për kandidatin e mundshëm për Prishtinën”, është shprehur Nitaj për lajmi.net.
Se kush do të jenë kandidatë e saj në zgjedhjet lokale nuk ka diskutuar as partia Nisma për Kosovën. Por, kjo parti mund ti kandidoj për kryetar komunash, udhëheqësit e degëve të partisë.
“Ende nuk kemi diskutuar, por mund të ndodh që kryetarët e degëve në komuna të jenë edhe kandidatë për kryetar”, ka thënë Haxhi Shala, deputetë i Nismës për Kosovën, për lajmi.net.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtën e vitin 2017.






















