Dhuna shpërtheu natën e dytë të protestave, pasi Keith Lamont Scott u qëllua për vdekje nga një oficer me ngjyrë, shkruan BBC.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një nga protestuesit është në gjendje kritike dhe në rrezik për jetë. Scott është njeriu i tretë me radhë u vra nga të shtënat e Policisë brenda një jave. Të shtënat e tilla kanë shkaktuar protesta të mëdha, të cilat kanë detyruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.






















