Për shkak se një vajzë e kishte hequr nga lista e miqve në Facebook, 15-vjeçari shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga tarraca e një objekti fetar në Breshia të Italisë. Adoleshenti ka hipur në shenjtoren e “Madonna del Castello”, një perlë arkitektonike e zonës ku shumë të rinj dhe të rritur shpesh përshkojnë shkallët e jashtme të ndërtesës fetare për të shkuar në tarracë, e cila është rreth dymbëdhjetë metra e lartë. Sipas gazetës lokale të këtij qyteti, adoleshenti dje është hedhur nga tarraca e shenjtores “Madonna del Castello” pasi një shoqe e hoqi nga miqtë në Facebook. Ky është i vetmi motiv që japin edhe autoritetet italiane. Djali pak para se të hidhet nga tarraca ka bërë një fotografi, të cilën më pas e ka postuar në Instagram. Në të ai kishte shkruar datën e lindjes dhe datën në të cilën u hodh. Familjarët janë të shokuar nga ky veprim i djalit të tyre 15-vjeçar dhe janë në gjendje të rëndë psikologjike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















