Ndërkohë, protestuesit po kerkojnë që t’iu dorëzohen kërkesat që ata ia kanë bërë në peticion secilit deputet.
Besa Luzha nga shoqëria civile thotë se kanë dëshirë që të zbatohetkërkesa e tyre. “Ne duke pa tentimin që u ba me paraqit ketë seancë si vullnet i mire i PDK-së kemi dasht me ia kujtu mos me i injoru kërkesat, ndër to janë dorëheqja e ministres Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm.
Presim që kuvendi me bo kërkesën për një ekspertizë të pavarur. Nuk po dijm a është vrasje apo vetëvrasje”, tha ajo.
Në këto çaste në sallën e Kuvendit është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.






















