Reagime të shumta ka pasur edhe nga qeveritarët për ndërtimin e këtij muri. Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë se ndërtimi i tij është ilegal dhe nuk përputhet me marrëveshjen e Brukselit.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa është zotuar se nuk do t’i vërë në funksion muskujt për ta rrëzuar murin e ndërtuar nga serbët e Mitrovicës Veriore. Ka thënë se ligjit do t’ia lënë këtë punë. Por nuk ka thënë nëse do të rrënohet muri i vendosur në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen e dakorduar në Bruksel.






















