Pamjet nga Italia, që është shteti më i goditur nga koronavirusi pas Kinës janë tronditëse. Të shumta janë spitalet në vend, të cilat janë mbushur plot me pacientë, aq sa mjekët janë detyruar që të zgjedhin se cii prej tyre të vdesë, e cili të jetojë.
Videoja e mëposhtme tregon situatën e vështirë, që po kalon vendi, e krizën në spitale, të tejmbushura me pacientë të infektuar.
Imazhet janë filmuar në spitalin Bergamos, ku duken dhomat e mbushura me pacientë, e po ashtu edhe në korridore shfaqen njerëz të shtrirë në krevate, pa ndjenja.
Njerëzit janë tëlidhur me aparatët respiratorë të domosdoshëm për t’i mbajtur gjallë. Italia po kalon një krizë shëndetësore edhe për shkak të mungesës së tyre, e ka porositur një furnizues që të sjellë të tjerë. Aktualisht ka rreth 5500 aparate respiratorë.
Koronavirusi është një sëmundje që ka nevojë për kohë që të mund të mposhtet, e nisur nga fakti se në end janë infektuar shumë persona, është e vështirë që të mund të gjenden shtretër dhe ambiente.
Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 2158 persona dhe janë infektuar në total 27980.



















