Gazetari Artan Hoxha vijon të ketë dyshime për rrëzimin e avionit të vogël tip ‘piper” mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Ishmit. Sipas tij, në rast se avioni do kishte pësuar avari në ajër nuk do mund të ulej në tokë.
Hoxha sqaron se avioni është dëmtuar në ulje. “Vendi ku është ulur avioni ishte i përgatitur, ka qenë përplasja me tokën që i ka shkaktuar dëmtimin. Nëse defektin do ta kishte në ajer, të jeni të sigurt që s’do kishte shanse të ulej në tokë. Nuk ka pasur përplasje”.
Dyshimet e gazetarit shtohen kur thotë se me tu ulur, piloti nuk ka njoftuar njeri. “Nga Ishmi në Rinas nuk është larg, mund të ulej në Rinas. Fakti që se ka bërë do të thotë se nuk ka dashur të lërë gjurmë që ka hyrë në hapësirën shqiptare”.
Sipas Hoxhes, Krimet e Rënda po hetojnë në disa pista “Organi i hetimit ka filluar të hetojë hyrje-daljet e pilotit në TIMS, apo persona të tjerë që e kanë shoqëruar në Shqipëri, po hetohen bisedat telefonike, si dhe viber apo whats up, në mënyrë për të kuptuar nëse e ka përgatitur më parë udhëtimin dhe sot ka ardhur për ta finalizuar. Po hetohet në zonat përreth për të parë nëse ka pasur në mjete të dyshimta që lëvizin”./news24/





















