Disa foto të tmerrshme janë publikuar në Facebook nga Departamenti i Policisë në Ohio të Shteteve të Bashkuara pasi shprehin shqetësimin e madh të papërgjeshmërisë nga ana e prindërve që konsumojnë heroinë ndaj fëmijëve.
Fotot tregojnë një çifti i cili shihet që ka humbur vetëdijen nga mbidoza e heroinës, ndërkohë që prapa në makinë e kishin edhe një fëmijë të vogël.
Zyrtarët kanë thënë se i kanë bërë publikë këto foto për të rritur ndërgjegjen e publikut për epideminë e heroinës në këtë vend.
Po ashtu, ata kanë thënë se e kanë bërë këtë në tentim për t’i frenuar njerëz tjerë që të mos përdorin drogë kur janë me fëmijë në makinë.