Një shofer në lagjen Lakrishte në kryeqytet, duke dashur t’i ikë kolonës së veturave, ka hyrë në shiritin e kundërt të komunikacionit. Por nuk i shkoi siç e mendoi, pasi u bllokua nga një furgon i cili e detyroi të kthehet mbrapsht.
Krejt kjo ngjarje ka ndodhur nga Bulevardi “Bill Clinton”, bash përballë stacionit të Policisë në këtë pjesë të Prishtinës.























