Gjatë ditës së djeshme sipas informatave të Policisë janë shpërndarë 981 gjoba për kundërvajtje në trafik. Sipas Ligjit të ri për pjesëmarrësit në trafik, gjoba më e ulët është 15 euro, ndërsa më e larta 900 euro. Por, nëse merren parasysh shkeljet mesatare që bëhen gjatë ditës në trafik, më të shpeshtat janë gjobat në vlerë prej 30 eurove.
Nga kjo del se vetëm dje janë shqiptuar gjoba në një vlerë mesatare prej 30 mijë eurove.






















