Përpara se të fillojë me shlyerjen e borxheve të prapambetura,qeveria e Maqedonisë kërkon hua të reja nga kreditorëtvendas. Kështu, qeveriamaqedonase ndjek strategjinë e huazimit shumëvjeçar, ndërkohë që në të njëjtën kohë duhet të kthejë shuma të mëdha tëborxheve të vjetra.
Nëpërmjet shitjes së letrave me vlerë, qeveria maqedonase kërkon nga kreditorët e brendshëm hua prej 6 milionë euro.
Në gjysmën e parë të këtij viti janë parashikuar të bëhen 12 emetime, ndërsa po gjatë kësaj periudhe qeveria duhet të shlyejë 400 milionë euro nga borxhet e prapambetura.
Sipas të dhënave të qeverisë së Maqedonisë, ajo u detyrohet kreditorëve vendasnjë miliard euro. Të gjitha statistikat e huamarrjes dhe afatet e shlyerjeve të tyre tregojnë se qeveria shfrytëzon strategjinë e shfrytëzimit të huazimit afatgjatë.
Borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë zë 45.5 për qind të prodhimit bruto vendas.















