Përfitojnë të ardhura papunësie ata që kanë kontribuuar jo më pak se 12 muaj, regjistrohen si të papunë, pranojnë çdo lloj pune që u ofrohet
Operacioni kundër informalitetit shkurton 72 950 vende pune dhe formalizon 141 500 punonjës që deklarohen për herë të parë, duke dalë nga puna e zezë. Po t’u referohemi shifrave zyrtare të punësimit, lidhur me shifrën e punonjësve të deklaruar rishtazi, kemi të bëjmë thjesht me një formalizim, jo hapje vendesh të reja pune. Ndërsa kontingjenti i të larguarve nga puna, që do të regjistrohet në zyrat e punës, mund ta 10-fishojë numrin e personave që marrin pagesë papunësie. Aktualisht, numri i personave që marrin pagesë papunësie, sipas INSTAT-it, është 6250 persona. Në tremujorin e dytë 2015, 4,1% e punëkërkuesve të papunë të regjistruar përfituan pagesë papunësie. Në Qarkun e Tiranës përftuesit e pagesës së papunësisë përbëjnë 7,8% të punëkërkuesve të papunë të regjistruar të këtij qarku. Në Qarkun e Lezhës, kjo kategori përbën 2,1% të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë të vitit 2015, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar që përftojnë pagesë papunësie është ulur me 913 persona. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit pararendës, numri i punëkërkuesve të papunë që përfitojnë pagesë papunësie është ulur me 1 240 persona. Pra, ky është zhvillim dramatik, për sa u përket shifrave të papunësisë. Sigurisht që nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se sa prej tyre kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për të paktën një vit (kusht për të marrë këtë lloj pagese), por është e qartë se pasojat nuk janë parashikuar në planin e buxhetit të shtetit për këtë zë të fondit të ndihmës ekonomike. Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë se shumë biznese të mëdha, të industrisë së përpunimit aktiv, Call Center, sektori i ndërtimit, por edhe administrata vendore, kanë deklaruar tek administrata tatimore largime nga puna të punonjësve. Qarku i Tiranës mban peshën kryesore të numrit të të larguarve nga listat e punonjësve të ndërmarrjeve të ndryshme, të cilët raportohen te Tatimet, për efekt të ndërprerjes së pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Qarku i Tiranës ka regjistruar 29 mijë largime në muajt shtator-tetor. Ndërsa bizneset VIP kanë shkurtuar rreth 9500 punonjës. Rrethi i dytë që ka humbur më shumë vende pune, është Durrësi me 8300. Në këtë qytet raportohen shkurtime nga ndërmarrjet e industrisë fason. Sipas tabelës së Tatimeve, në Shkodër janë larguar rreth 4100 punonjës. Në këtë nivel është edhe Vlora me katër mijë punonjës të larguar nga puna. Fieri ka humbur 3950 vende pune për këta dy muaj, ndërsa Elbasani 3200. Qarku Korçë vjen më pas me 3960 vende pune të shkurtuara, ndërsa Lezha me 2150. Saranda ka raportuar 1260 punonjës të larguar, që në raport me popullsinë janë një numër i madh. Edhe në Qarkun Berat janë deklaruar 1560 largime nga puna, në Gjirokastër 1230 punonjës, në Dibër 840 dhe në Kukës 640. Nga ana tjetër, numrin më të madh të punonjësve që formalizohen e raportojnë bizneset VIP, të cilat, sipas tabelës së Tatimeve, janë 13850 të deklaruar për herë të parë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















