Një shtetas francez është arrestuar në sektorin e policisë në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup kur ka tentuar duke vrapuar nëpër pistë të arrijë aeroplanin në fluturimin Shkup-Vienë.
Incidenti ndodhi dje herët në mëngjes në orën 04:30 në aeroportin e Shkupit në dalje nga RM për në Vienë kur një francez është paraqitur për udhëtim, ndërsa më pas e ka zënë gjumi dhe i ka ikur aeroplani.
Sipas njoftimit të MPB-së, udhëtari duke pritur fluturimin e ka zënë gjumi dhe kur ka parë që aeroplani është në automjetin “push-bek” ka filluar me dhunë të shtyjë derën ku e ka krisur xhamin e derës, ndërsa më pas ka zbritur nga shkallët ndihmëse dhe me dhunë e ka hapur derën dhe ka dalë në platformë ku ka filluar të vrapojë pas aeroplanit i cili ka qenë me motorë të ndezur.
















