Herët në mëngjes në një aksion policor janë arrestuar tre persona nga Shkupi dhe një nga Tetova, ish-pjesëtarë të ISIS-it, ndërsa tre të tjerë ende nuk janë kapur.
Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit urdheroi hetimit e shtatë personave – pjesëtarë të ISIS-it. Të dyshuarit ngarkohen për veprat penale: Organizim terrorist për nenin 394-a paragrafi 2 i Kodit penal, shkruan AlsatM.
Prokurori kompetent, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, kërkoi që të dyshuarve t’u caktohet masa e arrestit.














