Sipas Maliqit, nëse në Kosovë pakica serbe e ka Universitetin në gjuhën e tyre, atëherë e njëjta duhet t’u lejohet edhe shqiptarëve në Preshevë, transmeton lajmi.net
Reagimi i plotë i Maliqit:
Kur shqiptarëve në Turqi nuk iu lejohet të mësohet gjuha shqipe, as si gjuhë e huaj, atëherë si mund të kërkojë pakica turke në Kosovë, përkatësisht në Prizren shkollin Universitar në gjuhën turke ?!
Ky është absurd…
Nuk e di ku ka në rruzullin tokësor të kërkosh diçka për vete, e t’ia mohosh tjetrit atë që edhe ai sikur ti e kërkon. Kjo ndodhë vetëm në Turqi e në Serbi.
Në anën tjetër Bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA-të, i vejnë kushte Kosovës me demarkacion e me asosciacion të mallkuar, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës t’u japin të drejta pakicave kombëtare në Kosovë sipas modelit evropian, të cilat të drejta që tani i kanë, e kalojnë edhe modelin botëror, ndërsa për shqiptarët jashtë Kosovës nuk kërkojnë nga shtetet përkatëse që t’i zbatojnë të njëjtat të drejta siç i kanë pakicat në Kosovë.
Kur jemi te shkollimi, Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga shtetet ku jetojnë shqiptarët e që iu mohohet mësimi në gjuhën shqipe (shqiptarëve në Turqi), dhe që shqiptarëve në Krahinën e Preshevës të populluar me shumicë absolute shqiptare, t’u lejohet të mësojnë me libra dhe me planprogram të Kosovës, dhe të njëjtëve t’u lejohet edhe Universiteti shqip, siç e kanë serbët në Veri. Nëse këto nuk arrihen, atëherë mos t’u lejohet edhe pakicave të tjera që jetojnë në territorin e Kosovës shkollimi Universitar në gjuhët e tyre, në të kundërtën vetë shteti i Kosovës shkel mbi të drejtat e shqiptarëve jashtë territorit të saj…
BM






















