U zhvillua dje në burgun e Fushë-Krujës konferenca për shtyp e nismës “Takim me shkrimtarët”, që do të mundësojë takimet e drejtpërdrejta të të burgosurve me shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë më të njohur dhe që do të udhëtojnë nëpër të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit.
U zhvillua dje në burgun e Fushë -Krujës konferenca për shtyp e nismës “Takim me shkrimtarët”, që do të mundësojë takimet e drejtpërdrejta të të burgosurve me shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë më të njohur dhe që do të udhëtojnë nëpër të gjithë institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit.
Kjo nismë vjen në kuadër të projektit artistik e kulturor “Prag”, e cila mundësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Qendrën e Artit M.A.M, të drejtuar nga regjisorja Ema Andrea. Ky projekti ka si synim t’u mundësojë të burgosurve takime me shkrimtarë, shfaqje teatri, dokumentarë, videoart, si edhe realizimin e një reviste të përmuajshme e burgjeve “Prag”. Ky projekt do mundësojë takime të drejtpërdrejta të të burgosurve me shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë më të njohur dhe që do të udhëtojnë nëpër të gjitha IEVP-të e vendit. Disa nga shkrimtarët që kanë mbështetur nismën janë: Besnik Mustafaj, Flutura Açka, Ylljet Aliçkaj, Edmond Tupja, Arian Leka, Mimoza Ahmeti, Albatros Rexhaj, Monika Stafa, Mimoza Hysaj etj. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, ideatorja e projektit, Ema Andrea, si dhe shkrimtarët Besnik Mustafaj (i cili realizoi edhe takimin e parë me të burgosurit e IEVP Fushë- Krujë), Flutura Açka, Ylljet Aliçka dhe Mimoza Hysi. Shkrimtarët e kanë gjetur me mjaft interes projektin, për vetë simbolikën e tij, që rreh të theksojë interesat e personave me liri të kufizuar drejt letërsisë dhe krijimtarisë së shkruar në tërësi. Një projekt që do të shtrihet përgjatë vitit 2015 dhe që do të mbulojë të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit.


















