Nga raportimet e mëhershme mësohet se një nga viktimat, që humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu tragetin italian prej orës 4 të mëngjesit të së dielës, është grua
Shkon në 8 numri i viktimave të tragetit “Norman Atlantik”. Shifra është konfirmuar nga autoritetet italiane, ndërsa mediat e huaja raportojnë për 38 persona të zhdukur.
Nga raportimet e mëhershme mësohet se një nga viktimat, që humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu tragetin italian prej orës 4 të mëngjesit të së dielës, është grua.
33 shqiptarët që udhëtonin me traget kanë shpëtuar. Ata ishin 22 me shtetësi të Shqipërisë dhe 11 me shtetësi të tjera.
I fundit rreth orës 14:50 u largua nga trageti kapiteni i anijes Argjil Xhakomaci (Argilio Giacomazzi), pasi operacioni u krye nga Italia, Shqipëria dhe Greqia.
Më parë u evakuuan edhe 56 anëtarët e ekuipazhit dhe në tërësi të 478 personat që udhëtonin në traget.
Autoritetet në Tiranë, Romë dhe Athinë konfirmuan 5 viktima, që të gjithë shtetas të Greqisë.
Tre fëmijë dhe një grua shtatzanë janë mes personave që janë prekur nga hipotermia apo ndryshe rënia e temperaturës së trupit për shkak të të ftohtit.
268 persona kishin kombësi greke, më shumë se 100 italianë, 1 rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, 1 kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, 1 suedez, 1 kanadez, 2 ukrainas, 1 egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, 1 maltez, 7 bullgarë, 3 nga shteti maqedonas, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandzë, 3 belgë, 9 francezë dhe 2 irakenë.