• Latest
  • Trending
  • All

Shkollimi mposht dhunën

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shkollimi mposht dhunën

11/10/2014
in Lajme, Rajoni

Dita Ndërkombëtare e Vajzave, nga Kombet e Bashkuara sivjet shënohet me temën “përfundimi i ciklit të dhunës ndaj vajzave”. OKB vë në pah disa shtylla që do të mund të ndihmonin për përfundimin e këtij cikli, si shkollimi, shëndeti dhe sistemi i mbështetjes ekonomike dhe sociale.

Kosovën kjo ditë e gjen duke u përballur me përpjekjet për të fuqizuar rolin e femrës në shoqëri, në të gjitha sferat.

Edhe pse në mungesë të të dhënave që flasin saktë për përqindjen e vajzave nën moshë madhore, të cilat përballen me çfarëdolloj dhune, autoritetet kosovare thonë se dhuna ndaj femrës në shoqërinë kosovare është evidente.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sakibe Doli, udhëheqëse e “Shtëpisë së Sigurt” në Gjakovë, tregon se në këtë qendër janë disa raste të vajzave të mitura që u janë nënshtruar dhunës.

Doli thekson se integrimi i tyre i pavarur është i pamundur, për arsyen se janë nën moshën madhore.

“Integrimi i pavarur i tyre është i pamundur, sepse janë në moshë minore, por i ngrisim profesionalisht, sepse shumicën e kohës ato e lënë shkollë në gjysmë, dhe te ne mësojnë gjuhën angleze, kursin e kompjuterëve. Ndërsa jashtë strehimores e mësojnë edhe floktarinë. Kështu mundohemi t’i fuqizojmë pak”, bën të ditur ajo për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse shkollimi shihet si “derë e artë” për të shmangur nënshtrimin e vajzave ndaj dhunës, nga Ministria e Arsimit thonë se numri më i madh i personave që nuk dinë shkrim e lexim janë të gjinisë femërore, sidomos nga viset rurale dhe përfaqësues të komunitet rom.

Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të premten, gjatë një ceremonie në Universitetin Amerikan të Kosovës, duke shënuar këtë ditë, vuri në pah ngecjen e shkollimit, duke theksuar që kjo dukuri pamundëson zhvillimin e vajzave.

“Shkollimi i vajzave për arsye të ndryshme, dhe posaçërisht për shkak të botëkuptimit për to, në pjesë të ndryshme të vendit ka ngecur, duke e pamundësuar zhvillimin e tyre dhe duke i privuar ato nga pjesëmarrja e barabartë në ndërtimin e shoqërisë dhe të shtetit”, tha presidentja Jahjaga.

Që të ndalohet ky cikël i dhunës, Sakibe Doli thotë se shoqëria dhe institucionet e Kosovës kanë nevojë të koordinojnë përpjekjet me familjet, dhe veçanërisht me të rinjtë…

“Ne duhet t’i vetëdijesojmë këta të rijnë, nëpër shkolla, të punojmë sa më shumë me ta, sepse vetëm me të rinjtë ne mund ta tejkalojmë këtë problematikë. Sepse ka raste që prindi mendon se vajza ka gabuar diçka, dhe mund të ushtrojë dhunë apo ta largojë nga shtëpia. Kjo nuk është zgjidhje, pra ne na duhet të punojmë me familjet, por veçanërisht me të rinjtë”, shprehet Doli.

Pesëmbëdhjetë vjeçarja nga Prishtina, Viona Fonda, tregon sa është e vetëdijshme për këtë dukuri, edhe pse asaj nuk i ka rastisur që të ketë përvojë nga afër me një gjë të tillë.

“Nuk kam hasur në ndonjë rast të veçantë. Në shkollë na mësojmë si të mbrohemi, si ta lajmërojmë rastin në ndonjë organizatë dhe mos ta heshtim. Mendoj që kjo është gjëja më e padrejtë që mund t’u bëhet një vajze”, thekson ajo.

Më 19 dhjetor të vitit 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 66/170, për ta shpallur 11 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, për t’u njohur me të drejtat dhe sfidat unike të cilat i kanë vajzat në mbarë botën.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, me rastin e kësaj dite, ka publikuar një mesazh.

“Për ta përfunduar ciklin e dhunës ndaj vajzave adoleshente, ne duhet të shkojmë përtej ngritjes së vetëdijes dhe të marrim masa për të pajisur vajzat me njohuritë, aftësitë, burimet dhe fuqinë për të përcaktuar rrugën e tyre në jetë”, ka porositur Ban ki-moon.

Previous Post

Maks Velo tërheq fyerjet ndaj myslimanëve dhe veriorëve

Next Post

Basha-Ahmeti: Thellim të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Basha-Ahmeti: Thellim të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.