Drejtori i Arsimit në komunën e Skenderajt, Bekim Latifi, MASHT-i nuk ka ndarë mjete me rishikim të buxhetit për objektin e ri të gjimnazit dhe se pret që ndërtimi të kryhet vitin që vjen. Gjithashtu, Latifi sqaroi se edhe dy objekte shkollore të tjera që kanë filluar të ndërtohen nuk do të kryhen sivjet, por vitin e ardhshëm.
“Bëhet fjalë për objektet shkollore në Qirez dhe në Qubrel. Për shkollën e Qirezit janë kërkuar 250 mijë euro për të përfunduar punimet, por nuk është ndarë shuma e kërkuar, ndërsa për ndërtimin e objektit të gjimnazit, me rishikim nuk është ndarë asnjë cent. Gjithashtu edhe shkolla në Qubrel pritet të përfundojë vitin që vjen”, ka sqaruar Latifi.






















