Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin e infektuar me koronavirus. Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje, ndërsa përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.
“Njerëz, nëse keni qenë në Itali dy javët e fundit rrini në shtëpi! Mos dilni! Mos shkoni në kafe a restorante! Infektoni të tjerët kështu! Ky virus shfrytëzon fort mënyrën tonë të jetesës; E dimë mirë, ne jemi popull shumë social, ‘bëhemi shumë’ me njëri-tjetrin!
I infektuari i 6-të është një djalë i ri që ka shkuar veç për disa orë në Milano, ‘për të parë dajën e shtruar në spital atje”! Veç kaq pak është dashur! Pastaj dashuria e madhe për njeri tjetrin këtu e përhap me qejf virusin!
Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! Rri në shtëpinë tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do! Bëje tani!” shkruan Braçe.



















