Pak ditë më parë bëri jehonë një grindje live mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.
Por duket se shkodranët nuk ia kanë harruar këtë Ramës dhe dje para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ata kanë hapur një parullë ku shkruhej “Rama larg duart nga Shkodra”.

Ndërsa në stadiumi është parë dhe një parullë e dytë ku ishte shkruar diçka disi ofenduese për Edi Ramën, kjo marrë shkak edhe nga një takim i bërë nga Rama pak ditë më parë me fermerë, teksa e pyeti një të tillë “si e ke gruan, ajo duhet të jetë heroinë që të duron ty”, është shprehur Rama.
Por me të njëjtën monedhë i janë përgjigjur edhe Shkodrantë, për më tepër shikoni videon më poshtë.
















