Pas aksionit të fundit të qeverisë kundër informalitetit, qytetarët e Shkodrës kanë dalë në një protestë të paralajmëruar.
Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në shenjë proteste kundër masave të Qeverisë ndaj informalitetit.
Tubimi ka nisur në pedonalen e qytetit. Sindikatat, sipërmarrësit dhe qytetarët që kanë dalë në mbështetje të tyre shprehen kundër masave, sipas tyre, drastike të Qeverisë kundër biznesit informal.
Njëri prej organizatorëve të protestës, kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj, i cilësoi masat e Qeverisë ndaj shkelësve si tepër të ashpra.
“Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, tha Tukaj.
Protestuesit kërkojnë nga Qeveria zbutjen e masave dhe dhënien më shumë kohë biznesit për t’u formalizuar.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, ka nisur një revolucion demokratik.
“Sot Shkodra eshte ne proteste masive ne mbrojtje te punesimit, biznesit dhe kunder politikes staliniste te qeverise, aksionit te bandave te saj. Protesta e tregtareve te Shkodres dhe qytetareve te saj, eshte revolta qytetare kunder aksionit politik, arbitraritetit te bandave te qeverise ndaj biznesit, punesimit, jeteses ne kete vend. Nga 1 shtatori, qeveria shpalli aksionin stalinist te terrorit ndaj biznesit per ti zhvatur atij qindra milion euro qe Edi Rama dhe suita e tij vjedhin çdo dite e çdo nate ne tendera, dogana, tatime. Biznismene ne mbare vendin, Shkodra nisi revolucionin demokratik si rrugen e vetme per te shpetuar bizneset tuaja nga kthetrat e mafies shteterore.
Solidarizimi me qytetaret dhe bizneset e Shkodres eshte shpetimtare per ju, familjet, bizneset tuaja dhe mbare vendin! Fitore!” shkruan Berisha në FB.
Pak më vonë, duke postuar një foto në FB, edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, bëri një koment.
“Shkodra ngrihet, Shqipëria ngrihet,” shkroi ai.


















