Gjykata e Shkodrës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me tre vite burg, ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, nën akuzën e korrupsionit pasiv të gjyqtarëve në bashkëpunim. Nga hetimi, i cili u zhvillua nga ana e Prokurorisë së Tiranës, rezultoi se gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës në atë kohë, si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës dhe sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për disa familjarë të një personi, të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme në lagjen Nushaj, Pukë. Protesta zhvillohej kundër ndërtimit të një sipërmarrje private, për të cilën protestuesit pretendonin se u prishte pronat e tyre. Sipas kallëzimit dhe e provuar më pas gjatë hetimit dhe gjykimit, ish-gjyqtari Shtjefën Lleshi dhe zyrtarët e tjerë të sistemit të drejtësisë, kishin marrë para për zbutjen e masave të sigurisë dhe lirimin e 6 familjarëve të kallëzuesit. Hetimi për këtë çështje u zhvillua nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa gjykimi u zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata më e afërt me qytetit të Pukës, ku kishte ndodhur vepra penale.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















