Policia e Shkodrës ka mundur të vërë në pranga gjatë ditës së sotme dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit e arrestuar janë Arben Veli, 40 vjeç, banues në Fshatin Dajç, Komuna Dajç, Shkodër dhe Anton Preçi ( Simoni ), 32 vjeç, Fshatin Bërdicë e Madhe, Komuna Bërdicë, Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata Italiane, ka marrë për këto shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohen për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale”.
Kapja u bë në banesat e tyre, ndërsa materialet do i kalohen Prokurorisë me qëllim vazhdimin e procedurave për ekstradimin e tyre në shtetin Italian.
















