Një 57-vjeçare është gjetur e mbytur në një fuçi me ujë në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe në Shkodër.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.
Viktima me iniciale V.R u gjet e pajetë nga familjarët, të cilët më pas njoftuan menjëherë uniformat blu.
Viktima ka qenë me probleme mendore. Grupi hetimor nisi punën për të zbardhur këtë ngjarje.















