• Latest
  • Trending
  • All

SHKËMBIM INTERESANT MIDIS KRYEMINISTRAVE RAMA DHE VUÇIQ: FLASIM DHE PAJTOHEMI PËR TË MOS U PAJTUAR

13/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

SHKËMBIM INTERESANT MIDIS KRYEMINISTRAVE RAMA DHE VUÇIQ: FLASIM DHE PAJTOHEMI PËR TË MOS U PAJTUAR

13/10/2016
in Aktualitet, SHQIPERIA, Vendi

Në shkëmbimin midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Serb Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd, që zgjati për rreth një cerek ore, nuk ka patur ndonjë të papritur. Të dy kryeministrat publikisht riparaqitën dhe mbrojtën pozicionet zyrtare të qeverive të tyre në lidhje me shumë cështje. Këtu do të veconim katër cështje kryesore që këtu renditen për nga rëndësia:

KOSOVA

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Duke folur për politikën shqiptare në lidhje me Kosovën, Rama tha tekstualisht: “Kosova është aty ku ne jemi pajtuar.” Dhe më pas shtoi se “qëndrimi ynë është që Serbia duhet ta njohë Kosovën.” Pra, qëndrimi dhe pajtimi janë dy gjëra të ndryshme. Kjo shihet nga qëndrimi i palëkundshëm serb, përmes asaj që raporton TANJUG, dhe mbështetur në atë që tha Vuçiq nuk ka asnjë lëvizje nga politikat e tyre konseguente, bile as edhe një riformulim në nuanca. Vuçiq tha se Serbia ka një problem me integritetin territorial, që ndryshe përkthehet se Kosova është pjesë e Serbisë dhe e mbajtur jashtë saj. Pra, pyetja është se për cfarë janë pajtuar? Kjo mbetet të shihet.

problem kryesor ishte ceshtja e minieres se Trepces. Rama theksoi se Trepca eshte ne Kosove dhe se serbet nuk do te mund ta sillnin ne Serbi. Vuciq nga ana e vet e vuri theksin tek menaxhimi, pronesia, perfshirja e Veriut te Kosoves ne pronesi e ne menaxhim dhe e beri te qarte mospajtimin me Ramen edhe ne kete pike.

Po ashtu me elegancë, Vuçiq theksoi se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë pavarësisht pakënaqësive të palëve. Kjo nuk don të thotë asgjë, sepse dialogu që nuk zgjidh pakënaqësitë e mosmarrëveshjet, që nisin me njohjen e pavarësisë e me radhë, është dialog midis shurdhësh.

ÇËSHTJA THAÇI

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për arrestimin e Nehat Thaçit. Ai ka thënë se nuk është bërë për arsye politike, por për një urdhër arrest i lëshuar në vitin 1997. “A besoni se dikush e arrestoi për qëllime politike? Jo askush nuk e bëri këtë, ishte një mandat arresti”, ka deklaruar kryeministri serb. Ai është shprehur se nuk e ka parë dosjen e Thaqit, andaj nuk e di si ka ndodhur arrestimi i tij nga autoritetet serbe. Mirëpo Thaci ka qënë i arrestuar më parë edhe është mbajtur dy vjet në Serbi si i burgosur lufte nga ku është liruar në vitin 2001. Pra, ky është një arrestim politik, që bëhet në këtë moment të këtij Forumi thjesht me tregue se ne bëjmë atë që duam në Kosovë dhe se Kosovën e konsiderojmë pjesë të Serbisë.
PROBLEMI I KONFLIKTIT LINDJE-PERËNDIM DHE BE.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapje ka thënë se procesi i eurointegrimeve është rruga e modernizimit të shoqërisë dhe më i rëndësishëm nga vetë anëtarësimi në BE, sepse ai ndihmon në ndërtimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe funksionimin e demokracisë. Rama tha: “Njerëzit në këtë rajon kanë mendime të ndryshme për Uashingtonin, Brukselin, Moskën, por ata duhet të kuptojnë se nuk kanë mekanizëm tjetër që do të na mundësojë që përgjithmonë të shmangemi nga rruga e historisë e cila nuk na shkon përdoresh dhe që më në fund, të modernizohemi e të jetojmë në epokën bashkëkohore.” Cila është rruga e historisë që nuk “na shkon përdorësh” dhe në çka konsiston “modernizimi dhe epoka bashkëkohore’ për z. Rama nuk është e vështirë të kuptohet por ajo nuk është rruga e ndërtimit të shtetit të duhur për shqiptarët. “Ne duhet ti udhëheqim reformat drejt integrimit.” tha Rama. “Ne në Ballkan duhet të jemi të qartë: proçesi i BE-së nuk është udhëtim për të shkuar diku sepse njerëzit e presin këtë nga ne, por është rrugë modernizimi për shoqëritë tona”, tha Rama, i cili më tej foli edhe për reformën në drejtësi. “Kemi nisur një proces që ka qenë i paimagjinueshëm për Shqipërinë dhe sot kemi kaluar një paketë ligjore shumë radikale. Çdokush e ka të qartë: kjo nuk do të ishte e mundur pa mekanizmat e integrimit në BE. Nuk ka mekanizëm tjetër që të na lejojë të dalim nga rruga e një historie jo bujare dhe për të lëvizur përpara. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me Brukselin, por ne duhet të heqim dorë nga mënyrat fëmijërore”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në Shqipëria nuk ka dilema për rrugën që duhet ndjekur: “Ajo është rruga evropiane.” Rama ka shtuar se në Serbi nuk është kështu pasi ajo po do edhe Rusi, edhe BE. Të paktën kështu shihet në opinion publik.” Kryeministri Rama nuk ia thotë këto vendit dhe popullit shqiptar, që përshkak të dezinformacionit masiv nuk di shumë për gjendjen e rënduar ndërkombëtare dhe për rolin tejet negativ të Rusisë në lidhje me çështjen shqiptare.

Po ashtu Rama tha se: “Kur Evropa ishte mirë, ne ishim në rrëmujë, tani kur ne jemi më mirë, ata janë në rrëmujë. Njerëzit në rajon përfundimisht duhet të prekin modernizimin. Nuk do dalim kurrë nga sjelljet fëmijërore nëse nuk ndryshojmë qasjen tonë. Dallojmë nga Serbia sa i takon rrugës evropiane, ne kemi vetëm Perëndimin. Kjo lidhet më të kaluarën tonë dhe dëshirën për të qenë pjesë e Evropës. Kjo është mënyra për modernizim dhe integrim.”

Sjelljet fëminore këtu janë një fjalë e koduar për kombëtarizmin dhe kërkesën për ndërtimin e shtetit komb, sidomos ndër shqiptarët. Se ku e sheh Rama gjendjen e mirë në Ballkan dhe ndër shqiptarët në veçanti, kjo mbetet që të shihet.

Nga ana e vet Vuçiq ruajti të gjithë pozicionet serbe dhe i mbrojti me konseguencë. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiq tha se BE njihet si një organizatë që më shumë bënë presion te Serbia për Kosovën. “Sot kemi mijëra projekte që BE e mbështet popullin e Serbisë” tha ai.

BE-ja gjithmonë vendos detyra të reja që përcaktohen në mënyrë burokratike.” Po ashtu në lidhje me rusinë, Vuçiq tha: “Po keqpërdoren lidhjet tona me Rusinë, e vërtetë se duam t’i ruajmë ato, por gjithashtu Serbia ndjek rrugën drejt Bashkimit Evropian. Këto i them në BE, në Washington.” Me fjalë të tjera, do të marrim atë që mundemi nga BE dhe nuk do të heqim dorë nga aleanca strategjike, politike dhe ushtarake me Rusinë.

TENSIONET ETNIKE

Një nga elementët që ra në sy në bisedë ishte vështrimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve në Ballkan nga parësia e kombësisë dhe etnisë. Duke theksuar europianizmin dhe integrimin, Rama i përkufizon këto si “sjellje fëminore” dhe prapambetëse. Nga ana e vet, Vuçiq theksoi tensionet nacionaliste në rritje. Foli për nacionalizmin serb dhe këtu duhet mbajtur parasysh se kjo nënkupton diçka krejt tjetër nga audienca ndërkombëtare. Ndër të tjera Vuçiq tha :““Sot kemi më shumë marrëdhënie me shqiptarët e boshnjakët. Nëse bëjmë gjëra bashkë, kemi më shumë mundësi. Nëse do të kemi marrëdhënie më të mira politike e tregtare, nuk do të kemi problemi për t’u afruar me Bashkimin Evropian.” Po ashtu ai tha se “Ka rritje te ideve nacionaliste. Por ka probleme ne Bosnje. Pastaj ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjella me shqiptaret është ende i brishtë…. Sa i përket nacionalizmave së pari i referohem Serbisë. Por e shihni si po ndryshojnë gjërat, temat.” Theksimi i karakterit etnik si kombe, e jo politik, d.m.th. të anës shtetërore, është një teknikë e zgjuar për t’ju shmangur përmendjes së shteteve.

PËRFUNDIM

Në përfundim, duhet thënë se ky shkëmbim qoftë edhe për 15 minuta ishte shumë domethënës. Asnjëra nga palët nuk ka lëvizur nga pozicionet e veta dhe te dy kryeministrat u pajtuan për të mos u pajtuar, edhe pse si duket janë pajtuar për dicka që nuk kanë pse e thonë në publik, cka kryeministri Rama e la të nënkuptohej në komentin e tij. Ajo që ra në sy është se kryeministri serb është shumë konseguent në ndjekjen e në paraqitjen e politikës serbe. Megjithatë, të dy kryeministrat po iu flisnin më së pari popujve të vet dhe po ruanin korrektesën politike me fuqitë ndërkombëtare të interesuara për Ballkanin duke demonstruar, me fjalë, se iu janë besnike politikave të caktuara të palëve në konfliktin strategjik.

 

Marre nga www.bletashqiptare.com

Tags: edi rama
Previous Post

Imam Mehmeti, “përfaqësuesi më i denjë i myslimanëve të moderuar në Zvicër”

Next Post

Ja lista e deputetëve që refuzuan t’i jepej mëditja ditore familjes Thaqi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ja lista e deputetëve që refuzuan t’i jepej mëditja ditore familjes Thaqi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.