• Latest
  • Trending
  • All

Shkëlqim Cani: Çmimi i energjisë do të jetë mesatar, heqja e fashës 300 kw/h shmang vjedhjet dhe abuzimet

12/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shkëlqim Cani: Çmimi i energjisë do të jetë mesatar, heqja e fashës 300 kw/h shmang vjedhjet dhe abuzimet

12/10/2014
in Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani tha dje se reforma në sektorin e energjisë nuk ka synim rritjen e çmimeve për qytetarët, por eliminimin e mundësisë së vjedhjeve. Cani, i cili ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në takimet e vjeshtës së FMN-së, tha në një intervistë se çmimi i energjisë nuk ishte pjesë e këtyre bisedimeve. Ministri i Financave pohoi se temat e bisedimeve për takimin e vjeshtës ku bëhen parashikimet për vitin e ardhshëm, përfshinin përveç energjisë edhe paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015. Ai theksoi se pas 5-6 viteve të vështira, kur borxhi ka pasur tendencën në rritje, për herë të parë ai ndërron krah për vitin 2015 dhe fillon ulja. Cani pranoi në intervistë se fakti që FMN u largua në shtator pa përfunduar rishikimin e radhës dhe pa lëvruar këstin e parashikuar, i detyrohej pikërisht kompleksitetit të çështjeve financiare për të cilat ai diskutoi këtë radhë në Uashington.    Zoti Cani, përpara se të kalojmë tek temat që u diskutuan tek takimet, do të flasim për një lajm të mirë për Shqipërinë. Standard & Poor e ndryshoi vlerësimin për Shqipërinë nga “i qëndrueshëm” në “pozitiv”. Por, çfarë do të thotë kjo për banorin e zakonshëm të Shqipërisë?   Për banorin e zakonshëm të Shqipërisë, ndoshta është pak e vështirë për ta shpjeguar, por ajo që ndoshta i vlen çdo banori shqiptar është që edhe një institucion tjetër privat, i pavarur, me reputacion të padiskutuar ndërkombëtar, që pas FMN-së, Bankës Botërore, po kështu certifikon atë që në vazhdimësi qeveria ka komunikuar me publikun; që ekonomia shqiptare, financat shqiptare janë në rrugën e përparimit, në rrugën e progresit. Dhe doemos, që e tregon dhe vetë ky vlerësim i Standard & Poors.    Bisedat që juve keni bërë këto ditë kanë lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Më konkretisht, a mund të na flisni ju lutem për këto zhvillime?    Janë dy takime që zhvillohen në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Një është takimi i pranverës, dhe ky i dyti është takimi vjetor, takimi i vjeshtës. Të dy takimet kanë vlerën e tyre. I pranverës, si të thuash, certifikon deri diku për hapat që ka bërë qeveria, kurse ky i vjeshtës më shumë është që vendos se çfarë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm. Dhe përkon mjaft mirë dhe me paketën fiskale. Përkon edhe me hartimin e buxhetit për vitin 2015.   Cilat janë pikat kryesore ku do të mbështetet zhvillimi ekonomik i vendit për vitin e ardhshëm?   Duke qenë që përkon me këtë, natyrisht që e gjithë vëmendja e të gjithë bisedimeve ka qenë për këto të dy çështjet, plus energjinë. Kryesisht është biseduar në këtë drejtim: të ketë një paketë fiskale fleksibël, në ndihmë të biznesit, në ndihmë të popullatës, dhe kuptohet dhe në ndihmë të buxhetit. Ndërsa për sa i përket buxhetit, është vendosur si parësore që të ndihmohet rritja ekonomike, ndërkohë që të shihet mundësia e uljes së borxhit për vitin 2015. Pra, nga vite të vështira, kur borxhi nga 5-6 vite rresht ka patur tendencën në rritje, për herë të parë ndërron krahun për vitin 2015 dhe fillon ulja. Në shifra relativisht të vogla, por ajo që ka rëndësi, që ka peshë, është kthimi i kahut të lëvizjes së borxhit, pra drejt uljes së borxhit. Natyrisht që brenda buxhetit do të ketë objektiv të tij edhe ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik të ekonomisë shqiptare.    FMN-ja e shikon si rrezik për këtë stabilitet, për stabilitetin financiar, sektorin e energjisë në Shqipëri. Ndërkohë thuhet se do të rritet pagesa për qytetarët në Shqipëri për të përballuar këto shpenzime. Mendoni që është kjo e drejtë ndërkohë që ka shumë qytetarë që nuk i paguajnë këto detyrime për energjinë dhe mendohet që kjo ngarkesë do t’u bjerë atyre që janë më të rregullt, qytetarëve më të rregullt? A ka një rrugëzgjidhje për këtë?   Nuk është e para herë që unë them që reforma në sektorin e energjitikës është një reformë shumë e ndërlikuar, një reformë shumë e thellë, një reformë gjithëpërfshirëse, dhe një reformë që kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjithë institucionet në Shqipëri. Natyrisht që udhëhiqet nga Ministria e Energjisë, por në fakt bashkërendohet me të gjithë institucionet e tjera dhe ministritë e tjera. Dhe kuptohet, për nga pesha, është ndër reformat më të komplikuara, më të vështira për t’u realizuar. Dhe për këtë dhe është një periudhë të paktën intensive për tremujorin e fundit ku vetë Kryeministri në mënyrë të përjavshme është i angazhuar, është në krye të grupit. Kështu që, ka marrë vlerësimin e duhur. Pyetja juaj duket sikur po anon për nga një kënd i çështjes së çmimit të energjisë, pra duket sikur është e mirëqenë që do të rritet çmimi i energjisë. Qeveria ka bërë kujdesin e duhur. Ne, gjatë tërë bisedimeve, kemi bërë kujdesin e duhur që nuk do të preken çmimet e energjisë. Pra, kjo është një e thënë, e stërthënë, e artikuluar nga ministra të ndryshëm; kuptohet që natyrisht nga ministri i linjës, zoti Gjiknuri, por kuptohet, edhe nga Kryeministri. Tani më bie radha përsëri që ta rikonfirmoj që ne nuk kemi patur pjesë të bisedimeve çështjen e rritjes së çmimit. Pra, ne nuk negociojmë.   Atëherë, nga do dali kjo shumë?   Natyrisht që duke thënë që është një reformë gjithëpërfshirëse, e thellë, kuptohet që reforma do të ketë elementët e vet ku do të përfshihet. Dhe një nga elementët të cilët ne kemi diskutuar gjatë këtyre ditëve me FMN-në, por edhe më përpara, ose që është pjesë e paketës së reformës që ne pothuajse e kemi në përfundim dhe do të fillojë zbatimi i saj, është edhe çështja e heqjes së bllokut prej 300 kilovat/orë. Këtu përse bëhet? Nuk është edhe këtu faktor çmimi. Pra, nuk është gjëkundi përqendrimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë. Në të kundërtën. Kjo fashë prej 300 kilovat/orësh, e cila është me një çmim më të reduktuar në krahasim me përtej kësaj fashe, ka qenë objekt i vazhdueshëm spekullimi, objekt i vazhdueshëm reagimi nga popullsia; me CEZ-in dikur, dhe me OSHE-në tani, pra që njerëzit janë të pakënaqur sepse gjithnjë, me të drejtë apo jo, kujtojnë që, dhe ndoshta nuk e heq që edhe mund të kenë të drejtë, që ata faturuesit spekullojnë me ta dhe i mbifaturojnë. Po kështu, është një objektiv vjedhjeje, e thënë copë në shqip, nga elementë të ndryshëm. Pra, heqja e kësaj, nuk ka parasysh të rrisë çmimin, por ka parasysh që të heqë mundësinë e vjedhjes së këtij grupi njerëzish dhe të sistemimit të ankesave të popullatës. Tani, çmimi këtu do të vendoset si një çmimi mesatar, një çmim i cili asnjëherë nuk do të godasë familjet shqiptare. Qeveria ka bërë, dhe po bën, përkujdesjet dhe llogaritjet e duhura që familja shqiptare të mos pësojë asgjë nga kjo masë që është pjesë e një serie të tërë masash që po merren në sektorin e energjisë.    Le të kalojmë në një temë tjetër. Misioni i FMN-së në shtator u largua pa bërë rishikimin dhe si pasojë nuk u lëvrua kësti. A kishte kjo lidhje me faktin e zhvillimeve që kanë rrethuar Bankën e Shqipërisë dhe kur pritet që të lëvrohet ky këst?   Me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në fakt ne si Ministri i Financave kemi patur diskutime të përqendruara në të tre drejtimet që fola. Pra, si në paketën fiskale, si në buxhet, ashtu dhe në reformën në sektorin e energjisë. Për arsye se kur flasim për reformë në sektorin e energjisë gjithnjë nënkuptojmë pasoja në buxhetin e shtetit dhe në ekonomitë familjare. Kështu që, në këtë drejtim kanë qenë përqendruar bisedimet. Natyrisht ngjarja ndodhi dhe ishte jashtë parashikimit dhe jashtë mundësive të qeverisë. Kështu që nuk është që është trajtuar në këtë drejtim siç thoni ju, që FMN-ja u largua për këtë arsye.    Jo u largua, por thjesht që u vonua lëvrimi i këstit.   Me FMN-në unë jam një negociator i hershëm. Kam shumë e shumë kohë që kam negociuar me FMN-në. Do ta quaja si një lëvizje të radhës, për arsye se FMN-ja në atë kohë erdhi pikërisht për të identifikuar këto momente. Pra, nuk kishte vetëm qëllim atë vlerësimin e ekonomisë shqiptare, por kishte një kërkesë të përsëritur dhe të rënë dakord mes palëve që ajo të vinte të na ndihmonte për një ecuri, një përshpejtim të procesit, si të paketës fiskale ashtu edhe të buxhetit, dhe të sektorit të energjisë. Kuptohet që duke qenë që të treja këto nuk janë probleme që zgjidhen me një të rënë të lapsit, por janë shumë komplekse, ne si qeveri dhe misioni i FMN-së kërkuam kohën e nevojshme për të gjetur më racionalen dhe më optimalen në këto reforma. Mund t’ju them që paketa nuk është thjesht paketë ‘do rritet një taksë apo do ulet një tjetër’. Është një paketë e cila në kompleksin e vet prek një mori taksash dhe disa i sheh në rritje, disa i sheh në ulje. Dhe kuptohet, bën rregullimet e veta, siç bën çdo qeveri çdo vit. Ndërkohë buxheti është shumë i komplikuar për arsye se kërkon që për vitin 2015 të mbartë një kompleksitet të tërë fenomenesh që kanë ndodhur me energjitikën. Për arsye se energjia në 20 vjet ka patur një hap para, dy hapa pas, dhe në kompleks na është dashur që të reflektojmë. Kështu që të dyja palët i vijuan bisedimet edhe pas largimit të Misionit, edhe në këto ditë. Dhe Misioni do të vijë në Shqipëri për të bërë vlerësimin e radhës dhe për të parë këstin e radhës.

Previous Post

Të gjithë pro zgjedhjeve, përveç diplomatëve

Next Post

Agim Hushi: Më përjashtuan nga Opera se isha rivali i Berishës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Agim Hushi: Më përjashtuan nga Opera se isha rivali i Berishës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.