Një bandë grabitësish, 15 prej të cilëve shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë greke gjatë një aksioni të zhvilluar në lagjet e Athinës, Pagrati, Ilisia, Neos Kozmos dhe Ajos Pandeleimonas.
Mësohet se shqiptarët janë të moshave nga 22 në 51 vjeç, ndërsa bashkë me ta është arrestuar edhe një 41-vjeçar grek.
Nga kontrollet e kryera në banesat e të ndaluarve u gjetën sasi e madhe sendesh të vjedhura me vlerë të madhe, si dhe pajisje shtëpiake, mjete që përdoreshin për thyerjen e parvazëve të aluminit në banesat e grabitura, 2 armë zjarri, 5 thika, si dhe 6 automjete e 2 motoçikleta.
Banda në fjalë akuzohet për më shumë se 33 grabitje dhe vdekjen e një 84-vjeçareje.
Policia helene thotë se anëtarët e bandës i zgjidhnin me kujdes banesat që grabisnin dhe nuk ngurronin të ushtronin nëse hasnin në kundërshtimin e banorëve.
/E.SH














